E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo, më i preferuari në Twitter

Kristiano Ronaldo e çon në 20 milionë, por jo pagën vjetore te Reali i Madridit, por numrin e ndjekësve në rrjetin e tij social në Twitter. Me kalimin e këtij kufiri, fenomeni portugez ka krijuar një diferencë të madhe me sportistët e tjerë. Edhe shkalla e dytë e podiumit shikon si protagonist një tjetër lojtar të Realit, sepse Kaka numëron plot 16 milionë ndjekës, duke ia lënë shkallën më të ulët lojtarit të vitit në NBA, Lebron James, me 10 milionë. Për sa u përket futbollistëve brazilianë, Nejmar kryeson me 7.7 milionë, i ndjekur nga Ronaldinjo me 6.8, ndërsa Ronaldo numëron 3.5 milionë fansa. Numër të konsiderueëhsm fansash numëron edhe Ëayne Rooney, me 6.7 milionë. (e.i/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›