E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho vendos çmimin për Rooney

 Jose Mourinho bën merkaton. Pasi ka pranuar se objektivi i vetëm për Chelsea këtë verë është Wayne Rooney, portugezi përcakton dhe kuotën që mund të shpenzohet për sulmuesin, sigurisht pa përmendur emra pasi nuk do që t’i hedhë benzinë zjarrit me Manchester United, por duke gjetur një tjetër rrugë, atë të konfirmimit se klubi I Abramovic nuk është i detyruar të shesë për të blerë ne merkato. Meqënëse objektivi i vetëm është Rooney, është e lehtë të kuptohet se për kë bëhet fjalë.

“Klubi ka një bilanc shumë të mirë me financat, të ardhurat shpenzimet. Ne mund të shpenzojmë për një lojtar që kushton 20 milion stërlina, 25 apo 30 milion stërlina pa i prishur këto balanca dhe pa pasur nevojë që të shesim ndonjë nga futbollistët që kemi në dispozicion. Klubi është gati për dicka të tillë”.

Provokimi i radhës nga gazetarët duke i qëndruar lojës për të mos përmendur emra ishte pyetja nëse Chelsea mund të përballojë shpenzimin e 50 milionë stërlinave për një futbollist dhe përgjigja lakonike e Mourinhos ishte në një farë mënyre dhe përcaktimi i cmimit për Rooney.

“Sulmuesi që unë dua, nuk kushton 50 milion stërlina, dhe nuk kushton as 40 milion”.

I gatshëm për një tjetër ngacmim i cili erdhi kur gazetarët i kujtuan se në 2 Shtator mbyllet afati i transferimeve Murinjo u përgjigj: “Për këtë arsye merkato është e hapur tani”.

Me sa duket Chelsea është i vendosur për ta fituar betejën me United nëpërmjet një lufte të vazhdueshme nervazh që duan ta mbajnë yllin e tyre në Old Traford/indeksionline/.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›