E Diel, 1 Nëntor 2026

Adoleshentët: Cigaren e parë e pinë pa mbushur 15 vjeç

Cigaren e parë e ndezin rreth moshës 15-vjeçare dhe nuk janë të gatshëm ta shuajnë më. Tymosin në shoqëri, vetmi, gëzim, trishtim, duke i nënvleftësuar dëmet që i shkaktojnë shëndetit. Këto janë të dhënat e fundit që vijnë nga Shoqata e Shëndetësisë. Sipas studimeve të kryera nga muaji mars 2008 deri në prill të po këtij viti, 3 mijë persona, mes tyre 420 të rinj, me moshë përkatësisht nga 15 deri në 24 vjeç, u janë nënshtruar disa testeve me rastin e "No tobaço day" (Ditës Botërore Kundër Duhanit), e cila u festua më 31 Maj dhe këtë vit iu kushtua të rinjve.

Në kompleks, të dhënat tregojnë se numri i duhanpirësve të rritur sa vjen e zvogëlohet, 22 për qind kundrejt 23.5 që ishte vitin e shkuar; 17.9 për qind janë femra (në vitin 2007 ishin 19.3%), ndërsa 26.4 për qind meshkuj (27.9% një vit më parë). Ndërsa mes të rinjve 15-24 vjeç, meshkujt që tymosin janë rreth 30 për qind, kurse femrat 17,5 për qind.

"Te të rinjtë të shqetëson veçanërisht fillimi i parakohshëm i duhanit, edhe pse me adoleshentët çdo lloj sistemi parandalues nuk ka efekt", thotë drejtori i "Shoqatës kundër alkoolit dhe drogës". Mosha mesatare kur fillohet duhani është rreth të 17-ve, por cigarja e parë ndizet, në 34 për qind të rasteve, brenda moshës 15-vjeçare (41.5 për qind mes vajzave dhe 29.6 për qind meshkujve). Vajzat preferojnë cigaret e lehta (por që të lehta nuk janë). Në fakt, nga një sondazh i bërë kohët e fundit, vajzat janë shprehur se pinë cigare për të mos u shëndoshur, gjë e cila është një iluzion.

Cilat janë efektet anësore që ndikojnë në organizëm, kur duhani fillohet në moshë të re? "Simptomat e menjëhershme janë rendimenti i vogël fizik dhe intelektual, lëkurë e plakur para kohe dhe potencë e ulët seksuale te meshkujt. Shkaku është thithja e pakët e oksigjenit në gjak, si pasojë e monoksidit të karbonit që thithet me cigaren. Mjafton të mos pihet më cigare dhe situata i rikthehet gjendjes normale në pak ditë".

Me pirjen e duhanit lidhen edhe probleme të tjera, që janë shumë më serioze, mes të cilave edhe moszhvillimi i mushkërive, proces që zgjat deri në moshën 18-vjeçare. "Te problemet e lartpërmendura përfshihet edhe aftësia e frymëmarrjes në mënyrë normale, kështu që sa më shpejt të pihet cigare, aq më të mëdha janë dëmet", paralajmëron pneumologu dhe përgjegjësi i qendrës kundër duhanit.

Këtu rrezikojnë të dëmtohen edhe njerëzit që vuajnë nga astma, duke u shkaktuar broshit, sinozit kronik, kollë dhe bronkospazmë. "Këto shqetësime krijohen nga djegia e cigares. Grimat hyjnë në alveola dhe i ngrohin, duke favorizuar enfizemën polmonare, nga e cila vuan një në katër duhanpirës i rritur", vazhdon më tej ai. Më pas shton: "Vajzat që e fillojnë duhanin në moshë të vogël dhe vazhdojnë ta pinë atë në moshë madhore, kanë vështirësi në lindje pas moshës 35-vjeçare. Gjithashtu mund të kenë shtatzëni të vështirë dhe të lindin fëmijë që peshojnë 100 gramë më pak se pesha normale e një bebeje. Edhe menopauza mund të shfaqet një vit para periudhës normale", shton një epidemiolog.

Kur njeriu ndjen nevojën për të ndezur një cigare sapo zgjohet nga gjumi, kjo do të thotë se ky i fundit po "futet" në varësinë psikologjike të nikotinës. "Është një drogë e lehtë, pa dopaminë, një neurotransmetues që jep ndjesinë e mirëqenies dhe mirënjohjes", thekson eksperti. Kur ajo mungon, organizmi prodhon noradreanalinën, që shkakton ankth, depresion, shtim të oreksit dhe pagjumësi. Është periudhë e cila zgjat 2-3 muaj. Ndonjëherë mund të ndihmojë terapinë zëvendësuese me bazë nikotinën, ndërkohë që janë të pakëshillueshme ilaçet me bazë bupropionoin dhe vareniklinën, e cila nuk përdoret nën moshën 18 vjeç.

"Adoleshentët tymosin me qëllim që të duken më të mëdhenj seç janë dhe më të emancipuar. Mendojnë se cigarja i bën të shfrenuar dhe kështu kanë mundësi të hyjnë në kontakt me grupin. Për t‘i rezistuar tundimit duhet një personalitet i fortë. Faji është edhe i të rriturve, që e nënvleftësojnë rrezikun", pohon një psikologjie.

"Ǒështë një cigare, mendojnë ata, para një aksidenti rrugor dhe drogave të rënda? Të rinjtë kanë gjithë jetën përpara. Prodhuesit e duhanit e dinë këtë fakt dhe mbështeten tek ata, për të përfituar sa më shumë para dhe për një kohë të gjatë. Pse t‘u japin këtë kënaqësi", përfundon një doktoreshë që është e specializuar për sëmundjet e kancerit.

Ǒështë një cigare, mendojnë ata, para një aksidenti rrugor dhe drogave të rënda?

Adoleshentët tymosin me qëllim që të duken më të mëdhenj seç janë dhe më të emancipuar

Simptomat

Cilat janë efektet anësore që ndikojnë në organizëm, kur duhani fillohet në moshë të re? "Simptomat e menjëhershme janë rendimenti i vogël fizik dhe intelektual, lëkurë e plakur para kohe dhe potencë e ulët seksuale te meshkujt. Shkaku është thithja e pakët e oksigjenit në gjak, si pasojë e monoksidit të karbonit që thithet me cigaren. Mjafton të mos pihet më cigare dhe situata i rikthehet gjendjes normale në pak ditë"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›