Qyteti meksikan, nën terror të plotë
Skenarë të jetës reale, si të qenë fryt i fantazisë së regjisorit të njohur me origjinë hispanike, Robert Rodrigez. Tamam si në filmat tashmë të famshëm "Mariaçi", "Desperado" apo "Një herë në Meksikë", banda kriminelësh vërtiten lirshëm nëpër qytete, duke qëlluar e vrarë majtas e djathtas pa iu dridhur syri. Një skenar i tillë u zhvillua në një qytet meksikan, duke e kthyer në emblemë të dhunës që shkakton trafiku i drogës, i cili ka shpërthyer frikshëm në këtë vend sidomos gjatë dy vjetëve të fundit: policë të vrarë, qytetarë të llahtarisur dhe gjendje thuajse e pakontrollueshme nga forcat e rendit.
Natën e 17 majit, duzina njerëzish të armatosur vërshuan në qytet mbi furgonë të zbuluar. Vranë shefin e policisë, dy agjentë dhe tre civilë. Pas kësaj morën me vete rreth dhjetë njerëz, treguan më pas dëshmitarët. Është arritur të gjendet vetëm njëri prej tyre, i vdekur dhe i mbështjellë me një tapet në Kuidad Huarez.
E gjithë forca e policisë së qytetit u tërhoq nga detyra menjëherë pas sulmit dhe thuajse të tërë policët u larguan për disa ditë, duke e lënë në mëshirë të kriminelëve. Qeveria federale dërgoi rreth 300 trupa dhe 16 oficerë të policisë shtetërore, duke vendosur një farë rregulli në dukje. Por qytetarët janë ende të tmerruar.
"Po, jemi të tmerruar, të gjithë janë të llahtarisur", tha Hoze Antonio Kontreras, një 17-vjeçar që u kërcënua nga burrat e armatosur. "Netëve nuk guxon të dalë më askush".
Shumë turistë udhëtojnë me makina nga Teksasi drejt plazheve të Bregut të Paqësorit, kalojnë nëpër qytetin në fjalë, i quajtur Vija Ahumada. Deri jo shumë kohë më parë, qyteti njihej për gatimet tradicionale, djathin e shkëlqyeshëm dhe temperaturën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në Meksikë - minus 30.4 gradë Celsius në janar të vitit 1962.
Por gjatë viteve të fundit është kthyer në stacion transiti për disa trafikantë të mëdhenj droge me qendër në qytetin Çiaua. Kjo pasi Vija Ahumada gjendet buzë autostradës dhe shumë pranë kufirit me Teksasin.
Dhuna e shkaktuar nga trafiku i lëndëve narkotike sot ka marrë të tilla përmasa sa të shtrihet edhe në komunitete të vogla, si ky i Vija Ahumadës, ku banojnë më pak se 10 mijë njerëz.
Në të gjithë Meksikën, gjatë 18 muajve të fundit, janë numëruar më shumë se 4 mijë të vrarë gjatë sulmeve të tilla me armë zjarri, edhe pse Presidenti Felipe Kalderon po përpiqet me të gjitha rrugët të vërë nën kontroll këto qytete, policët e të cilëve janë në librat e pagave të bosëve të drogës.
Javës që shkoi shtatë agjentë federalë gjetën vdekjen gjatë një përplasjeje të armatosur, ndërsa përpiqeshin të hynin në një shtëpi në Kulikan, qytet i njohur për numrin e madh të trafikantëve. Agjentët qenë dërguar në qytet bashkë me 2 mijë e 7 qind ushtarë e forca të tjera policore, për të arrestuar një bos të rëndësishëm droge, i cili besohej se kishte urdhëruar vrasjen e shefit të policisë federale në Meksiko, më 8 maj.
Me mbërritjen e policisë njerëzit e tij u ndërprenë rrugën, duke u acaruar me policët e duke u thënë se bosi i tyre, Arturo Bertran Leiva, mbretëron fuqiplotë në Kulikan.
Në Vija Ahumada, tashmë që kanë kaluar thuajse dy javë nga masakra, njerëzit janë aq të terrorizuar, sa që edhe kryetari i bashkisë apo autoritete të tjera nuk pranojnë të japin intervista. Kur pyeten nga gazetarët nga erdhën e nga shkuan njerëzit e armatosur, banorët heshtin e bëjnë me shenjë për të treguar se gjithandej gjenden spiunë të tyre. Por privatisht, disa prej tyre pranojnë se qyteti prej kohësh është kthyer në strehë për të besuarit e bosit të madh Pedro Sançez Arras.
Banorët e terrorizuar, që nuk pranojnë të identifikohen, tregojnë se i besuari i Sançezit në qytet ishte 19-vjeçari Gerardo Gajegos Rodelo, i cili sillet rrugëve të qytetit i armatosur. Pëshpëritet se ai dhe Sançez kishin lidhje me një kartel të madh të Kuidad Huarez, që kontrollohet nga familja e krimit Karrijo Fuentes. Zyrtarët e policisë nuk e konfirmojnë këtë hamendësim.
Banorët tregojnë se Gajegos dhe Sançez kishin krijuar raporte të shkëlqyera me policinë lokale. Njerëzve nuk u dukej e rrezikshme kjo marrëveshje. Mbi të gjitha, siç thonë disa, qyteti qe i qetë. Gjëja më e mirë që mund të bënin ishte t‘i linin gjërat pa trazuar.
"Sot ka trafikantë droge në të gjithë Meksikën, jo vetëm këtu", shpjegon 64-vjeçari Rul Moreno. "Nuk ngasin askënd dhe askush s‘i nget".
Ujërat u trazuan kur Gajego mbeti i vrarë gjatë përleshjes me një grup rival kriminelësh më 6 prill, në qytetin Hidalgo del Parral, në perëndim të shtetit Çiaua.
Dy ditë më pas, forcat e ushtrisë ia behën gjatë varrimit në Vija Ahumada, duke arrestuar duzina prej të pranishmëve. Mes të arrestuarve gjendej edhe një shef policie i quajtur Adrian Barron.
Më 13 maj, forcat e ushtrisë arrestuan Sançezin në Hidalgo del Parral, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Mendohet se është pikërisht ky arrestim që shkaktoi masakrën në Vija Ahumada. Mbrëmjen e së premtes, katër ditë pas arrestimit të Sançezit, 17-vjeçari Kontreras tregon se gjendej në një festë bashkë me shokët e tjerë, kur dëgjuan krismat e para të automatikëve.
U largua me nxitim nga festa bashkë me të dashurën dhe të ëmën, por u përplasën me tre makina të mbushura me njerëz të armatosur deri në dhëmbë. Duke i kërcënuar se do t‘i vrisnin, i detyruan të tre të shtriheshin përdhe. Priste të dëgjonte krismat, por njerëzit hipën përsëri mbi makina dhe u larguan. Njëri prej tyre kishte thërritur: "Do të kthehemi prapë".
Për plotë tri orë, njerëzit e armatosur i ranë kryq e tërthor qytetit mbi gjashtë furgonë të hapur dhe makina të tjera, duke qëlluar majtas e djathtas. Një kamion që kalonte rastësisht rrugës u godit nga 75 plumba.
Kur janë veçmas dhe nuk i sheh asnjëri, banorët tregojnë se sulmuesit i përkasin një karteli që ka ndër mend të shkulë familjen Karrijo Fuentes nga qytetet e kësaj zone. Disa pëshpërisin se njerëzit qenë dërguar nga Hoakin Guzman, i njohur si El Çapo, një bos i njohur droge. Të tjerët zënë në gojë Zetat, vrasës me pagesë të punësuar nga karteli i Gjirit.
"Po heqin qafe të gjithë njerëzit që kanë lidhje me Pedro Sançez", thotë një i ri, pa treguar se si quhet nga frika e karteleve. "Që të gjithë policët punonin për Pedron".
Autoritetet shtetërore thonë se kanë pak informacion mbi atë që ka ndodhur, aq më pak për kë që mund të ketë dërguar njerëzit e armatosur. Frika e banorëve ua vështirëson shumë punën hetuesve dhe duket se hë për hë ngjarja vështirë të zbardhet.