Marsida Koni: Dhurata per 100-vjetor, muzike shqiptare ne Rome
Marsida Koni eshte pianiste e re me karriere te pasur e fame nderkombetare. E shkolluar ne Shqiperi dhe ne Itali, ajo sot ka prekur skenat e botes duke merituar vleresimet me te larta nga mjeshterit e pianos dhe kritika. Me 25 nentor, do te jape nje koncert recital ne piano me pjese te kompozitoreve shqiptare te diskut te saj me te fundit "Historia ime" ne Rome. Nderkohe, ajo prej disa ditesh ka nisur nje turne ne Kine e Hong Kong, ku po con muziken shqiptare ne Pekin, Shenyang, Eohan, Shenzen etj. Edicioni i trete i koncerteve per piano Eufonia, do te mbyllet te dielen, me 25 nentor ne oren 18, me recitalin e Marsida Konit, pianistes elbasanase qe sot jeton ne Perugia por jep koncerte ne skenat anembane botes. Ne nje intevriste per "Shqiptari i Italise", Marsida tregon se, per kete recital, me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise, dot interpretoje ne Rome muziken e kompozitoreve shqiptare Pellumb Vorpsi, Tonin Harapi, Albert Paparisto, Limos Dizdari, Feim Ibrahimi, Cesk Zadeja e Kozma Lara, tingujt e "asaj muzike me te cilen u rrit".
Nuk mund t'i benit dhurate me te bukur vetes e Shqiperise se te sillnit ne Rome kompozitoret shqiptare me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise...?
Dua t'ju tregoj per nje dedikim qe kompozitori Kozma Lara me ka lene para 11 vjetesh, ne nje liber me veprat e tij per piano: "Marsides, pianistes qe premton ne te ardhmen ekzekutimin e veprave tona. Me respekt Kozma Lara. Tirane 23.04.2001". Ishte nje premtim qe i kisha bere vetes dhe asaj muzike me te cilen u rrita. Realizimi i nje programi vetem me autore shqiptare ka qene gjithmone nje enderr e imja ne sirtar dhe 100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise m'u duk momenti me i pershtatshem per ta bere realitet. Perfitoj nga rasti te falenderoj nga zemra profesoreshen Nadjezhda Porodini, pianisten Etrita Ibrahimi (vajza e nje nder kompozitoreve me te medhenj shqiptare, Feim Ibrahimi) dhe pianisten Ardita Bufaj qe me ndihmuan per te gjetur sa me shume vepra shqiptare per piano.
Vec Romes c'projekte te tjera keni per kete nentor festiv per Shqiperine e shqiptaret?
Roma do te jete vetem nje nder qytetet ku do te luaj veprat e kompozitoreve tane. Muziken tone po e luaj fillimisht ne qytete dhe universitete te ndryshme te Kines, ku jam nga data 25 tetor deri me 18 nentor ne turne, si ne Pekin, Shenyang, Wohan, Shenzen etj., dhe ne Hong-Kong, ne Akademine e Arteve. Me pas me nje ftese te Flora Nikolles, autore e librit "100 histori suksesi" qe do te promovohet me rastin e Pavaresise se Shqiperise, do te shkoj ne Tirane per te marre pjese ne Koncertin Gala qe do te organizohet nga Albania Excellence me 23 nentor prane Teatrit te Operes dhe Baletit. Me 25 nentor do te jem ne Rome, e ftuar nga Shoqata Kulturore Eufonia. Ftoj te gjithe bashkatdhetaret te vijne (ne Teatrin Sacri Cuori, rruga Maglino Sabina, 33 ne Rome, te dielen, me 25 nentor ne oren 18) dhe te festojme se bashku, nen tingujt e muzikes shqiptare, nen tingujt e asaj muzike qe na rrjedh ne deje.
Pjeset qe do te luani ne Rome jane marre nga nje disku juaj i fundit?
Disku, qe kam regjistruar ne tetor quhet "Historia ime...". Ne te perfshihen nje pjese e veprave te cilat kam ekzekutuar gjate rruges se formimit tim pianistik ne Shqiperi, nga femijeria deri ne Universitet. Ne fakt ne Rome nen drejtimin artistik te Claudio Cavallaro dhe Andrea Tagliaferri, do te jap koncertin e pare me programin e plote te ketij disku.