Adoleshentët vjedhin makinën, bien në çatinë e shtëpisë
GJIROKASTËR - Dy adoleshentë në tentativë për të ikur bashke me makinën e sapo vjedhur janë aksidentuar duke dëmtuar edhe një shtëpi të vjetër gjirokastrite. Ngjarja ndodhi sonte, kur dy adoleshentët që ndiqeshim nga policia u aksidentuan por nuk pesuan lendime.
Policia njofton se mjeti i denoncuar i vjedhur është konstatuar nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit duke lëvizur në drejtim të aksit rrugor Gjirokastër - Dervician, i cili drejtohej nga nje ri dhe një shtetas tjetër ishte pasgjer, por është kthyer mbrapsh pasi rruga ishte e bllokuar nga postoblloku i policisë. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të këtij automjeti i cili është futur në qytet me një shpejtësi të madhe.
Si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe e lagështirës automjeti ka dalë nga rruga në afërsi të Sheshit të Çerçizit , poshtë lagjes Pllakë të qytetit Gjirokastër duke rënë mbi portën e një shtëpi dhe pjesën fundore të çatisë.
Dy adoleshentët nuk pësuan lëndime, as pjestarët e familjes që jetonin në këtë banesë, por banesa ku ra automjeti pësoi dëme matëriale , po kështu edhe automjeti.
Adoleshentët janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme .
Policia thotë se të rinjtë janë të dyshuar edhe për vjedhje të tjera. Mbrëmë në këtë qytet janë vjedhur dy automjete tip benz 240. Po kështu edhe ditën e Diel rreth orës 19.00, përsëri në një lagje të qytetit Gjirokastër është vjedhur një automjet tip benz 240, ku dhe ky automjet është gjetur brenda harkut kohor të një ore nga ana e policisë.