E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti: A është kjo parajsa e krimit dhe mosndëshkimit?

Share

Ky është denoncimi i një 15 vjeçari, me emrin Iro Zanaj, bërë në gazetën Tema:

Dje duke u kthyer nga premiera e filmit Twilight për në shtëpinë time afër shtëpisë së ish-zëvendëskryeministrit Rusmali, tek rruga Mihal Grameno, takova ca tipa që më pyetën për një pallat afër shtëpisë sime dhe ua tregova. Më pyetën për orën, ua tregova. Pastaj më rrethuan, më vunë thikën tek pulsi i dorës së djathtë dhe më thanë tu jepja celularin. Për të mos rrezikuar ua dhashë dhe filluan kontrollin në xhepat e mi. Nuk bëra rezistencë pasi nuk kisha ndërmend që venat e mia të shpartalloheshin. E njëjta gjë i ndodhi nënës sime tek dera e shtëpisë. Ai ia mori varësen prej floriri, por policia pas kallëzimit penal as që e lajmëroi më. Gjithashtu dhe unë bëra një kallëzim penal, por policia më mori me makinë, më bëri ca xhiro se ndoshta unë i shikoja rrugës. Mendonin se ata do ishin prapë aty. Ata ishin ca policë injorantë nga Skrapari dhe dy nga Laçi. Më thoshin se po ti gjenin, do u fusnin një të rrahur të mirë. Unë nuk ndihesha sikur isha mes tyre, por mendoja a ka një ligj që i dënon këta. Mendoja e mendoja derisa makina u ndal e më lanë 1 kilometër larg shtëpisë dhe më thanë që ky është komisariati. Shpresoj të jem i kuptueshëm pasi e kam shkruan në tension e sipër.

Juaji, Iro Zanaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›