Krim në familje në Berat, burri vret gruan 63-vjeçare
Share
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur gjatë paradites së sotme në fshatin Moravë të Beratit. Gani Myrteli ka vrarë bashkëshorten e tij 63-vjeçare, Resmie Myrteli.
Sipas burimeve të policisë, ai e ka goditur bashkëshorten e vet me mjete të forta në kokë, duke i shkaktuar vdekjen asaj. Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi, ndërsa policia është mjaftuar vetëm me motive të dobëta.
Autori i krimit është arrestuar tashmë nga policia dhe priten të tjera detaje.