Roland Çelmeta mbrohet në gjyq nga avokati i Metës
Share
Roland Çelmeta, i akuzuari kryesor i prokurorisë për skandalin me standardet e karburanteve, ka për avokat Gëzim Veleshnjen, një prej avokatëve të Ilir Metës. Çelmeta njihet si biznesmeni më i afërt i Metës dhe një njeri që ka investuar për familjen e tij. Çelmeta ka kryer me shpenzimet e veta rikonstruksionin e pallatit të Ilir Metës në Bllok dhe ka qenë sponsor i tij prej vitit 2003. Arrestimi i tij shikohet gjerësisht si një shantazh i Berishës ndaj Ilir Metës për shkak të diversioneve që Meta kish nisur të bënte për një përpjekje për të rrëzuar qeverinë.