Adoleshentja i jep fund jetës me helm
Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës,
duke pirë helm, ndërkohë që policia
po punon për sqarimin e shkaqeve
që e kanë çuar adoleshenten drejt
këtij akti. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur
në Bathore të Tiranës, ndërsa 17-vjeçarja ka
ndërruar jetë në spital. Burimet policore
nga Komisariati Nr. 5 bënë të ditur se rreth
orës 20.40, Silvana Kola është dërguar nga
familjarët në spital dhe ka qenë në gjendje
të rëndë shëndetësore. Familjarët kanë
treguar se ajo është vetëhelmuar me fostoksinë
dhe mjekët i kanë dhënë ndihmën e
menjëhershme me qëllim për t‘i shpëtuar
jetën. Por, rreth orës 01:15 të mëngjesit të
djeshëm, ajo ka ndërruar jetë. Policia tha
se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave
dhe shkaqeve të ngjarjes, ndërkohë që
materialet i kaluan prokurorisë.