E Diel, 1 Nëntor 2026

17-vjeçari pickohet nga merimanga e zezë

Një adoleshent tjetër ka shpëtuar
nga vdekja, pasi ishte pickuar nga
një merimangë e zezë. Ngjarja ka
ndodhur në fshatin Mushnik dhe familjarët
e kanë dërguar 17-vjeçarin në spital, ku i
është nënshtruar mjekimit. Gjendja e tij
shëndetësore ka qenë tejet e rëndë, por
fatmirësisht ditën e djeshme është përmirësuar
dhe ndodhet jashtë rrezikut për
jetën. Burimet zyrtare të policisë bënë të
ditur se Komisariati Nr. 6 është njoftuar se
rreth orës 13.30, në spital është dërguar për
mjekim Oltian Hoxha, i cili ishte pickuar
nga një insekt helmues. Pas disa orësh,
gjendja e tij është përmirësuar dhe nga të
dhënat e mbledhura mendohet se ai mund
të jetë pickuar nga merimanga e zezë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›