Gërdeci, të pandehurit braktisin gjyqin
Dështon sërish "me sukses
të plotë" procesi
gjyqësor ndaj 29 të
pandehurve të akuzuar
si shkaktarët e mundshëm të
tragjedisë së Gërdecit, ku humbën
jetën 26 persona dhe qindra të
tjerë u plagosën. Në seancën e
djeshme gjyqësore në Gjykatën
e Tiranës mungonin dhjetëra
të pandehur, të cilët nuk kishin
lëshuar as prokura përfaqësimi
me avokatë. Procesi ka filluar
me një falsitet të plotë, ku trupa
gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët
Ridvan Hado, Fatmira Hajdari
dhe Shefkie Demiraj kanë lexuar
emrat e çdo të pandehuri. Por në
sallën e gjyqit ishin vetëm dy të
pandehur, të cilët kishin denjuar
të përfaqësoheshin personalisht.
Braktisja e procesit
Nëse vazhdon me këto ritme
gjykimi, tragjedia e Gërdecit
mund të zgjasë disa vjet. Mungesa
e avokatëve mund të shtyjë pambarimisht
procesin, i cili duket
se po zhvillohet në një falsitet të
plotë. Të pandehurit e çështjes,
të cilët janë të shumtë në numër,
pas transferimit të çështjes në
Gjykatën e Tiranës nga Gjykata e
Lartë, nuk denjojnë të marrin pjesë
në gjyq, duke e braktisur hapur
atë. Në seancën e djeshme kishte
dhjetëra probleme procedurale,
nga mungesa e avokatëve e deri
te lajmërimi i të pandehurve, i
cili lë shumë për të dëshiruar.
Barra e njoftimit të të akuzuarve
bie mbi policinë, e cila në disa
raste nuk ka gjetur as adresat e
të pandehurve. Problemet vazhdonin
me prokurat e avokatëve,
të cilat ende nuk janë rregulluar,
megjithëse një seancë më parë
kreu i trupës gjyqësore Ridvan
Hado u kërkoi të gjithë avokatëve
që të kishin dokumentacionin
e përfaqësimit në përputhje me
ligjin. Por neglizhenca e të pandehurve
ishte aq e madhe, saqë disa
nga avokatët, megjithëse kishin
marrë pjesë në gjyq, nuk kishin
togën e avokatit, e detyrueshme
pas urdhrave të njëpasnjëshëm
të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
drejtuar të gjitha gjykatave të
Rrethit dhe Apelit. Sikur të mos
mjaftonin të gjitha këto probleme,
tashmë procesi gjyqësor që
mban emrin e fshatit të tragjedisë
ku humbën jetën 26 persona do
të vazhdojë në muajin shtator të
këtij viti, me shpresën se drejtësia
do të rregullohet dhe avokatët
do të marrin pjesë rregullisht
në seancat gjyqësore që mund
të zgjasin pambarimisht, duke
kujtuar edhe numrin e madh të
dëshmitarëve dhe të të pandehurve.
Gërdeci nis në shtator
Pushimet verore që prekin
drejtësinë shqiptare sjellin shtyrjen
e procesit gjyqësor të Gërdecit
më datë 9 shtator. Shkak, sipas
treshes gjykuese Hado, Hajdari
dhe Demiraj, janë bërë parregullsitë
e avokatëve për të marrë pjesë
në gjykatë, si dhe gabimet me
njoftimet e të pandehurve. Për të
dytën herë brenda muajit korrik,
gjykatat shqiptare kanë shtyrë të
gjitha proceset gjyqësore që kanë
lidhje me tragjedinë e Gërdecit në
muajin shtator. Fillimisht, Gjykata
e Lartë shtyu në datën 14 shtator
procesin gjyqësor me të pandehur
Fatmir Mediun. Më pas,
Gjykata e Tiranës shtyu kërkesën
e Mediut që kundërshtonte prokurorinë
për mosnisjen e hetimit
ndaj kryehetuesit të "Gërdecit",
Sokol Stojani. Duket se "loja" e
avokatëve të të pandehurve për
tri proceset gjyqësore ka funksionuar
më së miri. Të paktën dy
proceset gjyqësore që kanë lidhje
me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir
Mediu, do të pezullohen, pasi
në fillim të muajit shtator kreu i
Partisë Republikane fiton sërish
imunitetin, pasi në zgjedhjet e
fundit parlamentare ka fituar
mandatin e deputetit në Qarkun
e Tiranës
të plotë" procesi
gjyqësor ndaj 29 të
pandehurve të akuzuar
si shkaktarët e mundshëm të
tragjedisë së Gërdecit, ku humbën
jetën 26 persona dhe qindra të
tjerë u plagosën. Në seancën e
djeshme gjyqësore në Gjykatën
e Tiranës mungonin dhjetëra
të pandehur, të cilët nuk kishin
lëshuar as prokura përfaqësimi
me avokatë. Procesi ka filluar
me një falsitet të plotë, ku trupa
gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët
Ridvan Hado, Fatmira Hajdari
dhe Shefkie Demiraj kanë lexuar
emrat e çdo të pandehuri. Por në
sallën e gjyqit ishin vetëm dy të
pandehur, të cilët kishin denjuar
të përfaqësoheshin personalisht.
Braktisja e procesit
Nëse vazhdon me këto ritme
gjykimi, tragjedia e Gërdecit
mund të zgjasë disa vjet. Mungesa
e avokatëve mund të shtyjë pambarimisht
procesin, i cili duket
se po zhvillohet në një falsitet të
plotë. Të pandehurit e çështjes,
të cilët janë të shumtë në numër,
pas transferimit të çështjes në
Gjykatën e Tiranës nga Gjykata e
Lartë, nuk denjojnë të marrin pjesë
në gjyq, duke e braktisur hapur
atë. Në seancën e djeshme kishte
dhjetëra probleme procedurale,
nga mungesa e avokatëve e deri
te lajmërimi i të pandehurve, i
cili lë shumë për të dëshiruar.
Barra e njoftimit të të akuzuarve
bie mbi policinë, e cila në disa
raste nuk ka gjetur as adresat e
të pandehurve. Problemet vazhdonin
me prokurat e avokatëve,
të cilat ende nuk janë rregulluar,
megjithëse një seancë më parë
kreu i trupës gjyqësore Ridvan
Hado u kërkoi të gjithë avokatëve
që të kishin dokumentacionin
e përfaqësimit në përputhje me
ligjin. Por neglizhenca e të pandehurve
ishte aq e madhe, saqë disa
nga avokatët, megjithëse kishin
marrë pjesë në gjyq, nuk kishin
togën e avokatit, e detyrueshme
pas urdhrave të njëpasnjëshëm
të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
drejtuar të gjitha gjykatave të
Rrethit dhe Apelit. Sikur të mos
mjaftonin të gjitha këto probleme,
tashmë procesi gjyqësor që
mban emrin e fshatit të tragjedisë
ku humbën jetën 26 persona do
të vazhdojë në muajin shtator të
këtij viti, me shpresën se drejtësia
do të rregullohet dhe avokatët
do të marrin pjesë rregullisht
në seancat gjyqësore që mund
të zgjasin pambarimisht, duke
kujtuar edhe numrin e madh të
dëshmitarëve dhe të të pandehurve.
Gërdeci nis në shtator
Pushimet verore që prekin
drejtësinë shqiptare sjellin shtyrjen
e procesit gjyqësor të Gërdecit
më datë 9 shtator. Shkak, sipas
treshes gjykuese Hado, Hajdari
dhe Demiraj, janë bërë parregullsitë
e avokatëve për të marrë pjesë
në gjykatë, si dhe gabimet me
njoftimet e të pandehurve. Për të
dytën herë brenda muajit korrik,
gjykatat shqiptare kanë shtyrë të
gjitha proceset gjyqësore që kanë
lidhje me tragjedinë e Gërdecit në
muajin shtator. Fillimisht, Gjykata
e Lartë shtyu në datën 14 shtator
procesin gjyqësor me të pandehur
Fatmir Mediun. Më pas,
Gjykata e Tiranës shtyu kërkesën
e Mediut që kundërshtonte prokurorinë
për mosnisjen e hetimit
ndaj kryehetuesit të "Gërdecit",
Sokol Stojani. Duket se "loja" e
avokatëve të të pandehurve për
tri proceset gjyqësore ka funksionuar
më së miri. Të paktën dy
proceset gjyqësore që kanë lidhje
me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir
Mediu, do të pezullohen, pasi
në fillim të muajit shtator kreu i
Partisë Republikane fiton sërish
imunitetin, pasi në zgjedhjet e
fundit parlamentare ka fituar
mandatin e deputetit në Qarkun
e Tiranës