Adrian Mutu kërkon të birësojë foshnjën e gjetur në tubat e shkarkimit!
RUMANI - Futbollisti i njohur rumun, Adrian Mutu ka shprehur dëshirën e tij për të adoptuar fëmijën e gjetur në tubacionet e shkarkimit në Kinë, disa ditë më parë. Mutu e ka cilësuar shpëtimin e fëmijës një mrekulli të zotit, ndërsa ka thënë se do të flasë me prindërit e foshnjës për të arritur në një marrëveshje ligjore.
Bebja ishte hedhur në tualet nga e ëma, dhe kishte ngecur në një prej tubave të shkarkimit, kur u gjet nga punonjësit e shpëtimit. Fëmija u dëgjua duke qarë nga banorët e pallatit, në një prej korridoreve publike të një ndërtese.
Sipas autoriteteve kineze, nëna e fëmijës është identifikuar. Ajo është një vajzë 22-vjeçare e pamartuar.
Deri tani katër familje janë ofruar ta adoptojnë këtë fëmijë, i cili ka mbijetuar në mënyrë të pabesueshme. Foshnja peshon 2.8 kilogramë dhe kishte ende placentën të ngjitur pas trupit të tij kur u shpëtua. Procesi i shpëtimit të foshnjës ka zgjatur dy orë dhe rasti ka ngjallur zemërim në Kinë dhe vende të tjera të botës, pasi videoja e xhirimeve nga shpëtimi i tij u hodh në internet.
(BalkanWeb)