E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida Dani shkëlqen në finalen e 'The Voice of Italy'

TIRANË- Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka shfaqur një performancë të shkëlqyer në finalen e talent shoët më të famshëm në Itali, ‘The Voice of Italy’. E cilësuar si një nga favoritet për të fituar këtë konkurim, ajo ka bindur edhe njëherë që di të këndojë çdo gjë, pikërisht ashtu siç ka thënë 
trajneri i saj Riccardo Cocciante. 

“I will always love you”, kjo këngë e të madhes Whitney Huston është përcjellë fuqishëm nga Elhaida, e cila përveç duartrokitjeve ka marrë edhe vlerësimin e jurisë.

Interpretimi i saj i dytë ka qënë me trajnerin Riccardo Cocciante, që duhet theksuar se, për herë të parë ka kënduar në duet këngën e tij të famshme “Margherita”, aq shumë e dashur për publikun italian dhe më gjerë. 

Një këngë që Cocciante e mbante në sirtarin e tij, me tekst të Roxanne Seeman, e titular ‘When love calls your name’ ishte interperetimi i saj i tretë. Me këtë interpretim vajza nga Shqipëria la me gojë hapur edhe vetë Coccianten, i cili u shpreh se e ruante si një gur të çmuar këtë këngë në sirtarin e tij, por që sot Elhaida e ktheu në një diamant. 

Neve në Shqipëri, nuk na mbetet gjë tjetër veçëse t’i urojmë fat, këngëtares shqiptare Elhaida Dani!
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›