E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset mund të paguajnë tarifat doganore nga zyra përmes internetit

30-05-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha përuroi projektin e-doganave

Tashmë bizneset mund të paguajnë tarifat doganore nga zyra përmes internetit.
Kryeministri Berisha ishte pjesë e përurimit të projektit e-doganave, investim investim me vlerë 80 mijë dollarë. Për të, janë ndërmarrë reformat të mëdha, të cilat kanë ndryshuar sistemin doganor shqiptar. Pro përsëri kërkoi kujdes.
“Por ama të mos harrojmë se djalli qendron në detaje e në detaje duhet të merremi deri sa të bëjmë gjithcka të bëjmë sic duhet”-vijoi shefi i qeverisë.
Dy fjalë edhe për kundërshtarin politik Edi Rama. Analfabet në taksa, e cilësoi.
“Para nesh qendron një analfabet në taksat. Kam respekt për analfabetet, por s’kam ca ti bëj që nuk njeh taksat. Nuk luhet me taksat. Një ditë vjen para kryeministrisë e protestonë e tjetrën se 95% nuk do paguaj taksat. Mashtrim. Por kam besim se këto bukvale do ia lëmë në autobuzin e tij”-theksoi kryeministri.
Në total investimet për modernizimin e doganave kanë arritur 180 milion euro, prej të cilave 28 milionë për modernizim dhe 80 milion euro në infrastrukturën doganore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›