E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adrian Paci në bienalen Artes Mundi

Në bienalen Artes Mundi, që po zhvillohet në qytetin e Cardifit mes artistëve pjesëmarrës është edhe një artist shqiptar. Qëllimi kësaj bienaleje është dhënia përgjigje nëpërmjet artin dy pyetjeve, se kush jemi ne dhe ne çfarë shoqërie jetojmë. Një prej punimeve të Adrian Pacit është në garë për të fituar çmimin prej 40,000 stërlinash, i cili konsiderohet si çmimi

më i lartë që jepet në Angli për artet vizuale. Të nominuarit për fitimin e këtij çmimi janë përzgjedhur pas shqyrtimit të 500 aplikantëve me punimet e tyre nga e gjithë bota. Adrian Paci, garon në këtë bienale me një fotografi në të cilën është fiksuar një pemë në momentin kur dielli depërton brenda degëve të saj si një bërthame zjarri. Punimet e tetë artistëve finalist janë prezantuar mbrëmjen e djeshme në Muzeun Nacional të Uellsit. Fituesi do të shpallet gjatë një ceremonie, e cila do të zhvillohet më 19 maj. Organizatorët e bienales "Artes Mundi" thonë se politika do të luaj një rol të rëndësishëm këtë vit, gjate bienales, pasi artistët finalist janë përzgjedhur duke parë se si ka reflektuar politika në punimet e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›