Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale publikon raportin vjetor
Komisineri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka hyrë në fuqi në muajin nëntor të vitit 2009 dhe si fillim zyra ka filluar të merret me përpunimin e të dhënave nga subjektet kontrollues që i përkasin sektorin bankar, telekomunikacionit, sigurimeve shëndetësore, arsimit, institucioneve shëndetësore dhe biznesit privat. Zyra e Komisionerit u ka dërguar shkresa këtyre subjekteve për tu bërë të njohur detyrimin që kanë në bazë të ligjit për të njoftuar e për tu regjistruar. Në këtë kuadër, u janë dërguar subjekteve kontrollues mbi 290 shkresa mbi detyrimin për njoftim, si dhe 65 shkresa rikujtuese. Sipas raportit, deri më tash, në zyrën e Komisionerit janë paraqitur rreth 37 njoftime. Raporti gjithashtu sqaron se gjatë shqyrtimit ligjor dhe plotësimit të informacionit të deklaruar nëpërmjet formularit të njoftimit, zyra ka kërkuar plotësimin dhe sqarimin e informacionit të sqaruar nga 31 subjektet kontrollues, nga të cilët 19 shkresa për informacion plotësues kanë mbërritur sërish në zyrë, kurse pjesa tjetër është në proces. Raporti bën me dije se institucioni i komisionerit është në kontakt i vazhdueshëm me subjektet për ti orientuar në plotësimin e formularit të njoftimit. Gjatë vitit 2009, nga ana e Drejtorisë së Hetim Inspektimit janë trajtuar 18 kërkesa ankimore nga subjektet. Kërkesat ankimore drejtuar zyrës së komisionerit kanë qenë të natyrave të ndryshme, në adresa të kontrolluesve privatë dhe publikë, si Zyra e Gjendjes Civile të Bashkisë së Tiranës, Arkivi i Qarkut Tiranë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike etj. Gjithashtu gjatë trajtimit të ankesave, në zbatim të kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, janë kryer investigime në kontrollues publikë dhe privatë si në Bashkinë e Tiranë, sidomos në Njësinë Bashkiake nr. 1, në seksionin Administrativ të Mbrojtjes së Tokës pranë Qarkut Tiranë, në Shkollën Teknike Ekonomike dhe OSSH.