E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriani dhe Floriani, me Skivin

Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri, në muajt e fundit kanë shijuar suksesin e bashkëpunimit të tyre në këngën “Ngjyra e kuqe”. Falë saj, ata vazhdojnë të performojnë në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët.

Derisa ky sukses vazhdon edhe këto ditë, ata kanë filluar realizimin e një bashkëpunimi tjetër, por kësaj rradhe me një reper.
Visari i grupit Skillz ka konfirmuar se do të realizojë një këngë me dyshen e popullarizuar.

Në anën tjetër, nëpërmjet rrjeteve sociale Skivi ka bërë të ditur se përveç kësaj do të ketë bashkëpunim edhe me një artist që bën muzikë hip-hop, pa dashur të zbulojë detaje. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›