E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrje për dashuri ndaj Kosovës

Këngëtarja emblematike shqiptare Nexhmije Pagarusha, sot festoi ditëlindjen e  80-të.

Në këtë ditë të veçantë, Pagarusha ka bërë thirrje për më tepër dashuri dhe kujdes ndaj njerëzve dhe Kosovës: “Vetëm atëherë kur të arrijmë që të largojmë edhe një fije shkrepëse nga rruga, atëherë do ta duam vërtetë njëri- tjetrin e do ta duam këtë vend, të larë me gjak dëshmorësh”.

Në ditëlindjen e saj atë e ka vizituar Besnik Tahiri, kandidat për kryetar të Prishtinës për AAK, i cili mes tjerash tha:  “Prishtina nuk shquhet për objekte apo rrugë, por për njerëz të mëdhenjë”.

Këngëtarja që u shpreh mirënjohëse për këtë vizitë, zbuloi edhe pengun e saj, duke treguar dëshirën e madhe për realizimin e një projekti në Kosovë: “Të mos vdes pa e parë një opera. Se kemi këngëtarë shumë të mirë”

Pak javë më parë, në shënim të përvjetorit të 80-të të këngëtares, asaj i është publikuar  albumi i parë në karrierën disa dekadëshe. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›