Shqipëria prezantohet në Eurosong

Dy rokerët Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, të cilët këtë vit përfaqësojnë Shqipërinë në Eurosong, tashmë kanë edhe video prezantuese në kanalin zyrtar të festivalit.
Kënga “Identitet”, është përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të këtij viti. Bledar Sejko ka treguar se do të ketë befasi në performancën në Malmo më 16 maj, në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales së Eurosong-ut, që këtë vit mbahet në Suedi.
Mund të ketë rezervuar një nga ato shfaqjet kur e sheh Sejkon të luajë kitarën e tij elektrike me dhëmbë, ashtu si gjatë mbrëmjes kur kënga “Identitet” u shpall fituesja e Festivalit të fundvitit në RTSH, apo diçka që do ta eksperimentojë për herë të parë në tokën skandinave për publikun evropian. /Indeksonline/