E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano- Ibra, ne sulmin e Interit

Murinjo do te kete nje pengese kete jave ne rrugen drejt titullit. Perballe Interit, do te jete te dielen rivali historik, Milani, i cili pas barazimit 1-1 me Rexhinen, eshte ne presion per te arritur fitoren. Madje kane nisur te qarkullojne zera, se nje humbje do te sjelle largimin e Ancelotit. Gati do te jete Leonardo. Ndryshimi ne stol eshte i sigurt dhe pritet te zhvillohet ne vere, ne rast se ecuria do te jete pozitive per kuqezinjte. Ne ndeshjen derbi do te mungoje Kaka, nje nder pikat me te forta te Milanit. Interi ka gjetur Adrianon, ne ndeshjen derbi. Braziliani do te kete partner ne sulm, Ibrahimovicin. Pas fitores se fundit ne Lece, Interi eshte afruar ne ditet me te mira, pas humbjes ne Torino dhe vuajtjeve te shfaqura kunder Kaljarit dhe Atalantes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›