Trajneret evropiane, ne efektin domino
Efekt domino. Cfare mund te ndodhe ne qershor ne bankinat e disa klubeve evropiane. Nese Aleks Fergusoni tek Mancester Juanjtid, dhe Pep Guardiola tek Barcelona, jane ne nje fuci hekuri, kjo nuk mund te thuhet per shume te tjere qe drejtojne ekipet me te njohur te kontinentit te vjeter. Duke filluar me Rafa Benitez, i Liverpulit, i cili eshte duke luftuar me problemet e njohura te kontrates me drejtuesit e klubit. Aktualisht negociatat per rinovimin jane ne nje ritem teper te ngadalte. Pothuajse drejtimi eshte duke shkuar ne anen e kundert, per spanjollin. Ne esence nuk jane parate, por i gjithe problemi eshte ne kufizimin e pushtetit, qe do te kete trajneri ne fjale. Per ne kete pike mund te jene edhe Juventusi dhe Real Madridi, ne vecanti. Spanjollet besojne shume ne celesat e nje projekti te ri dhe Juande Ramos do te beje gjithcka te mundshme, per te siguruar se do te qendroje gjate ne Madrid, ku Karlo Anceloti shihet si pasuesi ose trajneri i ardhshem i ekipit, qe admirohet nga Presidenti Florentino Perez. Kapitulli i Celsit, nen drejtimin e Roman Abramovic, nuk eshte mbyllur per trajnerin. Presidenti eshte duke punuar per te gjetur nje trajner per sezonin e ardhshem. Duke supozuar se Gus Hidink do te pershendetet ne "Stamford Bridge" ne qershor, me te mundshmit per ta pasuar ate jane Roberto Mancini, Frank Rijkard dhe Karlo Anceloti. Gjithashtu ne Angli, situata tek Arsenali dhe Mancester Siti nuk eshte e qete. Pas 13 vjeteve, Venger mund te largohet nga topcinjte, ndersa Mark Hjuxh ende nuk eshte plotesisht i bindur nga drejtuesit e klubit. Sheiku Mansour enderron Hoze Mourinjon. Nese Ancelto shihet ne bankinat e ndonje klubi tjeter, Donadoni, Rajkard, Van Basten dhe Leonardo jane emrat qe do te pasojne trajnerin aktual te Milanit.