Maradona, shfaqet me "kopje" ne France
Diego Maradona shfaqi para tifozeve te Marsejes ne France, "sozine" e tij, Lionel Mesin. Lojtari i Barcelones u paraqit ne fushe, si t'i kishte vjedhur dhuntite trajnerit aktual te kombetares se Argjentines, Maradones, i njohur ndryshe, si nje prej lojtareve me te mire te te gjitha koherave. Mesi shenoi nje gol spektakolar, te merkuren ne "Voledrom' ne fitoren e paster, 2-0 qe arriti Argjentina ndaj Frances, ne nje miqesore mes dy perfaqesuesve. Maradona i dha edhe nje leksion Frances. Pas deshtimeve ne "Euro 2008", tifozet paten nje rast te mire per te shijuar lojen e admirueshme te kundershtarit. 60,000 tifoze te pranishem ne stadium kishin nje alternative ne fund, te duartrokisnin Argjentinen e Diego Armando Maradones. "Djemte luajten mire," - theksoi Maradona, pas ndeshjes, ku ishte ulur perkrah trajnerit te Frances, Domenek. "Jam vertet i kenaqur me paraqitjen e Argjentines. Ishte nje tjeter paraqitje pozitive. Mendoj se grupi i lojtareve te Argjentines i perket nje niveli te larte, qe di te zoteroje mire topin, per te pasur kontrollin e lojes", - perfundon Maradona.