Adriano: Doja të vrisja veten në 2004Pak ditë më parë vrau veten portieri i Hanoverit dhe Kombëtares gjermane, Robert Enke.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, pranoi se kishte menduar të vriste veten në vitin 2004, në kohën kur ai luante në Itali. “Pas vdekjes së babait e mendova këtë gjë, prandaj pata dhe probleme me alkoolin”, - tha braziliani për “Globesporte”. “Fillova të pija në mënyrën time për të shmangur problemet pasi dhe vuaja nga pagjumësia. Nuk duhet nënvlerësuar aspak depresioni që ekziston edhe në sport. Është e nevojshme të kurohet”. Edhe portieri i Italisë dhe Juventusit, Xhixhi Bufon, pranoi se në të kaluarën e tij ka qenë në gjendje depresive. Pak ditë më parë vrau veten portieri i Hanoverit dhe Kombëtares gjermane, Robert Enke.
Numri i klikimeve - 5356
E Premte, 13 Nentor 2009