E Diel, 1 Nëntor 2026

Estonia, prova e parë e Euro 2012Ne du ndeshje me Estonine kemi fituar 2-0 ne Tirane e barazuar 1-1 ne Talin

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Shqipëria rikthehet pas më shumë se pesë vjetësh për të luajtur me Estoninë në “Le Coq Arena” (te shtunen, 14 nentor), qysh nga barazimi 1-1 i 28 prillit të vitit 2004 (Aliaj shënoi për Kombëtaren tonë), por kësaj radhe përveçse do të përballet me një Estoni më ambicioze, do të të ketë kundër edhe temperaturat e ftohta (2 gradë është parashikimi në mesditë, -5 gradë në mesnatë).

Ndërsa ish-trajneri i Kombëtares, gjermani Hans-Peter Brigel, në dy përballjet e vetme me Estoninë, ia doli të fitojë 2-0 në Tiranë (15.11, 2003, golat nga Aliaj e Bushi) e të barazojë 1-1 në Talin, kroati Josip Kuzhe kërkon nga grupi i 18 lojtarëve të thirrur suksesin e parë në transfertë, pas barazimit me Gjeorgjinë (1-1) dhe fitores me Qipron (6-1), të dyja këto të fundit në Tiranë.

Ky takim konsiderohet edhe si i pari i “erës së vërtetë Kuzhe”, pasi është i pari në kuadër të eliminatoreve të Euro 2012, teksa edhe vetë tekniku kroat në konferencën për shtyp që dha pas humbjes me Suedinë (4-1) për eliminatoret e Kampionatit Botëror, pohoi se kishte eksperimentuar me skuadrën në tre ndeshjet zyrtare e dy miqësoret.

Pasuesi i Ari Hanit në bankinën e Shqipërisë, i konfirmuar nga presidenti i FSHF-së, edhe për edicionin e ri, atë Euro 2012, e ka ideuar skemën anti-estoneze, ku do të luajë me një sulmues të deklaruar në vijën e parë, Hamdi Salihin, sulmuesin më në formë, 8 gola në kampionatin austriak (6 me Rapidin e Vjenës, 2 me Riedin).

Me Hidin e rikthyer në portë pas tri ndeshjeve në stol, Curri, e Canën në zemër të mbrojtjes, Dalllkun në të djathtë e Agollin në të majtë në repartin difensiv, Kuzhe i ka besuar mesfushën Likës (në të majtë) e Duros (në të djathtë). Më të avancuar në zonën krijuese janë Hyka (në ta majtë) dhe Bakaj (në djathtë).

Kapiteni Skela do të luajë si mbështetës i Salihit, me detyrën edhe për të qenë furnizuesi i shkodranit, autori edhe i golit të fundit të Kombëtares shqiptare në takimin e humbur 4-1 me Suedinë për eliminatoret e Kampionatit Botëror.

Mediat estoneze e kanë vlerësuar takimin, madje kanë shkruar se Kombëtarja e tyre do të përballet me lojtarë të Shqipërisë, e cila është fuqizuar shumë, pasi ka barazuar Suedinë, Portugalinë e Danimarkën e përbëhet nga lojtarë që luajnë në Bundesligën gjermane, Premier Ligën angleze dhe në Superligën ukrainase. Media balltike vlerëson edhe faktin tjetër se Shqipëria është më lartë në renditje e FIFA-s: e 97-ta, Shqipëria, e 103-ta Estonia.

NDESHJET ME ESTONINË

15.11.2003, miqësore
SHQIPËRI-ESTONI 2-0
Trajner Hans-Peter Brigel
Shënues: Aliaj 26’, Bushi 81’

28.04.2004, miqësore

ESTONI-SHQIPËRI 1-1
Trajner Hans-Peter Brigel
Shënues: Vikmae 80’/ Aliaj 51’

14.11.2009, miqësore
ESTONI-SHQIPËRI
Trajner Josip Kuzhe
(14.11, 15:00)
Numri i klikimeve - 5357
  E Premte, 13 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›