E Diel, 1 Nëntor 2026

U-19, Itali - Shqipëri 5-0Dy vjet më parë, Kombëtarja U-21 kishte humbur 4-0 me Italinë U-21

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Kombëtarja U-19 pësoi një humbje të thellë 5-0 me Italinë e kësaj moshe në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian U-19, kundër një formacioni të mbushur me lojtarë të ekipeve të moshave të Interit, Milanit, Romës, Çelsit, Bajernit të Munihut.

Sa për kujtesë, dy vjet më parë, Kombëtarja U-21 kishte humbur 4-0 me Italinë U-21 ne Pontendera (10 qershor 2007).

Sulmuesi i Empolit, Dumitru, çeli në minutën e 21-të goleadën “axurre” të drejtuar në bankinë nga Piskeda. Dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë mesfushori D’Alesandro i Grossetos – me këtë ekip luan edhe mbrojtësi shqiptar Andi Corri – mbylli pjesën e parë 2-0.
Sulmuesi Destro i Interit trefishoi shifrat në minutën e 53-të, duke i dhënë në një formalitet takimit.

Për të mbyllur llogaritë mendoi zëvendësuesi Zigoni i Milanit, që me dy gola brenda katër minutash, 79’ e 82’, vulosi shifrat 5-0.

Formacioni shqiptar thjesht ka qenë në fushë, pasi as talenti Balaj i Vllaznisë e as Guido Tepshi i FC Bohemian Praha nuk mundën të linin gjurmë.

Pas Italisë përfaqësuesja e drejtuar nga Ramadan Ndreu do të luajë në eliminatoret e Kampionatit Europian U-19 kundër Irlandës (15.11) dhe San Marinos (18.11).

NDESHJET E SHQIPËRISË

13.11.2009
Itali-Shqipëri 5-0
Shënues: Dumitru 21’, D’Alesandro 43’, Destro 53’, Zigoni 79’ e 82’

15.11.2009
Irlandë- Shqipëri (14:30)

18.11.2009
Shqipëri-San Marino (15:00)

Numri i klikimeve - 5355
  E Premte, 13 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›