E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriatik Llalla ndihet nen presion

Reagimet negative të shoqërisë civile dhe medias, për institucionin e akuzës lidhur me rastin e monstrës Ardjan Prrenjasi, siç duket e kanë acaruar Prokurorin e Përgjithshëm. Në daljen e tij të parë publike pas kësaj ngjarje makabre, kryeprokurori Llalla duket se është ndjer nën presion, çka kërkoi që të lihet I qetë institucioni I tij të kryej detyrat që i takojnë. Sipas Llallës, asnjë faktor i jetës së vendit nuk mundet dhe nuk duhet të luajnë rolin e prokurorit apo gjyqtarit.

Në ndihmë të kryeprokruorit Llalla, erdhi edhe avokati penalist Sherif Basiuni. Ai theksoi se asnjëherë drejtësia nuk jep rezultatet e pritshme nëse ndodhet nën presion nga jashtë. Sipas numrit një të akuzës, lufta ndaj krimit të organizuar mbetet një sifdë për institucionin që ai drejton dhe kërkoi nga vartësit e tij domosdoshmërinë e përmirësimit të teknikave të hetimit.
Këto deklarta u bënë brenda ambienteve të Prokurorisë së përgjithshme, pas takimit që pati kryeprokurori Llalla me avokatin penalist Basiuni, që shoqërohej nga dekani Fakultetit Juridik, professor Altin Shegani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›