E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert de Groot takon Berishen Te pranohet cdo rezultat i zgjedhjeve

Kryeministri Berisha u takua me Drejtorin për Bashkëpunimin Europian në Ministrinë e Jashtme të Holandës. Robert de Groot tha se vendi i tij do të vijojë të mbështesë ambiciet e Shqipërisë për integrimin në BE. Kjo u vlerësua nga Berisha, i cili theksoi se qeveria shqiptare po bën çdo përpjekje për të realizuar sa më parë këtë projekt madhor kombëtar. Kryeministri shprehu dhe angazhimin e qeverisë për zgjedhje të standardeve ndërkombëtare. Ai nënvizoi se elementi thelbësor i çdo politikani është dhe mbetet pranimi i verdiktit të qytetarëve, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve demokratike. Zyrtari holandez u takua dhe me ministrin e Jashtëm dhe ministren e Integrimit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›