Lac konflikti per pronen plagosen me thike tre persona
Një 40 vjecar ka plagosur me thikë kushërirën e tij Dave Deda 58 vjece dhe dy djemtë e saj Deda dhe Sandër Deda përkatësisht 22 dhe 23 vjec.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen numër 4 të qytetit të Laçit. Sipas policisë 40 vjecari Agustin Deda konfliktoi shpesh me 58 vjecaren dhe djemtë e saj për motive pronësie .
Të plagosurit janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorit i cili është larguar mënjeherë pas ngjarjes.