E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroportet në kaos, mijëra pasgjerë të bllokuar nga dëbora

Pasagjerët e zemëruar vijojnë të mbushin sallat e aeroporteve më të mëdha në Europë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë shkaktuarn anullimin e mijëra fluturimeve në mbarë kontinentin. Bora dhe akulli kanë bllokuar dhjetëra mijëra persona që do të udhëtonin në të gjithë Europën veriore. Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania janë ndër zonat më të goditura, ndërsa parashikuesit e motit paralajmërojnë se ngricat mund të vazhdojnë. Qindra pasagjerë të dëshpëruar për t`u kthyer në shtëpi për Krishtlindje e kanë kaluan natën duke u gdhirë e marta sërish në aeroportin Heathrow të Londrës. Më shumë se 1.000 fluturime janë anuluar në aeroportet gjermane në Frankfurt, Mynih dhe Berlin. Në Francë, aeroporti Charles de Gaulle ne Paris ka anuluar disa fluturime duke lënë mijëra persona në pamundësi për të udhëtuar. Linjat ajrore ne Gjermani kanë inkurajuar pasagjerët e tyre të marrin trenin, ndërsa operatorët e sistemit të transportit hekurudhor, shërbimet e të cilëve tashmë janë të mbipopulluara - i bënë thirrje udhëtarëve të qëndrojnë në shtëpi. Kjo situatë vijon prej ditësh në shumë vende të europës, duke shkaktuar kaos si në komunikimin ajror ashtu dhe atë tokësor. Në disa zona të Gjermanisë është ndaluar madje edhe qarkullimi i kamionëve. Edhe aeroportet në Spanjë, Holandë, Danimarkë po ashtu raportuan për anulime ose vonesa të fluturimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›