Indi, Medvedev firmos sot marrëveshjen bërthamore

Presidenti rus Dimitri Medvedev pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje bërthamore dhe mbrojtje me vlerë miliarda dollarë gjatë një vizite dy-ditore në Indi.
Pika më e fortë e udhëtimit të Dimitri Medvedev do të jetë një marrëveshje për avionët luftarak.
Përpara vizitës së tij Z. Medvedev tha se India dhe Rusia kanë një lidhje të fortë mes tyre.
India ka qenë prej kohësh një treg i madh për armë ruse, por, tashmë marrëdhëniet me Rusinë kanë ndryshuar dukshëm.
India, tashmë një nga blerësit më të mëdhenj në botë të avionëve luftarakë, tankeve, nëndetëseve dhe pajisjeve te tjera të mbrojtjes, pritet të ndajë gjithashtu edhe teknologjitë e saj.
Në gjashtë muajt e fundit, Kryeministri i Indisë Manmohan Singh ka mirëpritur udhëheqësit e Kinës, Francës, SHBA-së dhe Mbretërisë e Bashkuar.