Thaçi: Akuzat e Martit, propagandë naziste

Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi i ka cilësuar si “propagandë naziste” akuzat që janë ngritur ndaj tij në raportin e komisionerit të KE-së Dick Marty.
Në një intervistë për gazetën londineze “The Times”, Thaçi ka rikonfirmuar synimin e tij për ta ndjekur çështjen në rrugë ligjore.
“ Në jetë kam pasyr tre dëshira, dy të parat, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës më janë plotësuar. Dëshira e tretë është që shteti të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së, dëshirë të cilën njerëzit si Dick Marty, autori i raportit në Këshillin e Evropës, nuk mund të ma ndalojnë”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, zvicerani Marty është një “apologjet i rëndom serb”, i cili patjetër do të ballafaqohet me drejtësinë për atë që ka bërë.
“Ndoshta Marty është shtetas i një vendi neutral, por nuk besoj se drejtësia do të jetë neutrale ndaj tij”, ka thënë Thaçi në intervistën për “The Times”.