Aeroporti i Rinasit me koncesion deri në vitin 2040

Marrëveshje koncensionare e aeroportit të Rinasit e haruar në vitin 2004, e ndryshuar në vitin 2016 dhe e kërkuar për të ndryshuar edhe në vitin 2021 ka marrë miratimin e Komisionit të Fiancave dhe të Ekonomisë. Kjo marrëveshje tanimë është gati për t’u miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, duke e cuar kohën e menaxhimit privat të qeroportit ndërkombëtar të vendit deri në vitin 2040 pa plot 35 vit nga nisja e funksionimit të tij nën këtë status.
Kompania e re koncensionare që ka blerë të drejtën e koncensionit në shumën rreth 71 milionë euro duket se ka rënë dakort me hartuesit e kontratës së re që të investojë për periudhën e mbetur, në dy faza investimi 99,35 milionë Euro që do të ndahen, deri në fund të vitit 2022 nje investim prej 56 milionë eurosh dhe pjesa e mbetur deri në fund të vitit 2026.
Investimi i ri kërkonte kohën e nevojshme dhe për këtë arsye kontrata koncensionare u shut në kohë. Sipas relatorëve të këtij projektligji nga rreth 0,7 milionë pasagjerë që akomodonte ky aeroport në vitin 2005, në vitin 2026 do të presë e përcjellë jo më pak se 6 milionë pasagjerë.
Investimi jo vetëm në asete, do të ndikojë në koston e udhëtimit. Do të ketë një ulje me 20-25 për qind të biletës për të rriturit dhe deri në 40 për qind të biletës së femijëve nga 2-12 vjeç. Ulje të kostos do të sjellë edhe heqja me ligj e monopolist për menaxhimin e shërbimit të tokës së aeroportit, që ka të bëje me qiranë e qëndrimit në pistë të avionëve, me furnizimin me karburant etj. Vlen të theksojmë se sot Rinasi ështëe një nga qeroportet me të shrenjta përsa i përket shërbimit të tokës kur 1000 metrik ton karburant (vajguri) kishton 1006 euro nga rreth 760 euro metric toni që kushton në të gjithë aeroportet e Europës, përjashtuar Budapestin.