E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroporti i Rinasit përcjellë qytetarët e parë pa viza

Që pas mesit të natës të ditës së sotme e në vazhdim, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e hapësirës Shengen. Çdo qytetar shqiptar tashmë që disponon një pasaportë biometrike ka mundësinë të lëvizë lirshëm në 28 vendet e zonës Shengen. Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit ka përcjellë qytetarët e parë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian, pak pas mesit të natës.
Kështu me liberalizimin e vizave, shqiptarët mund të lëvizin në 28 vendet e BE-së, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ndërsa mund të lëvizin edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë. Maksimumi i qëndrimit të tyre në këto vende duhet të mos i kalojë 90 ditët, brenda një periudhe prej 6 muajsh.
Sipas shefit tё komisariatit tё aeroportit tё Rinasit Gёzim Prebibaj, nё ditёn e parё, ku shqiptarёt mund tё lёvizin tё lirё, nё aeroportin “Nёnё Tereza” nuk ka pasur fluks pasagjerё, madje kjo sipas tij duket si njё ditё normale pune.
Ata që udhëtojne lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet të kuptohet që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standarde për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treat, cka do të thotë që të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendvee të BE-së mudn të këkrojnë garancinë e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit. KJo lëvizje e lirë pa viza nuk i jep mundësinë asnjë qytetari për të qendruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë në vendet e Bashkimit Europain.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›