E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria t`i hetojë rastet e manipulimeve zgjedhore

AKR-ja ka kërkuar sot që të hetohen të gjitha rastet e manipulimeve, ndersa konsideron se në zgjedhjet e 12 dhjetorit është dëmtuar rëndë demokracia në Kosovë. Kjo parti i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të fillojë hetimet për keqpërdorimet që kanë ndodhur gjatë proçesit zgjedhor.
Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pa u hetuar rastet e keqpërdorimit të votës, nuk mund të ketë institucione legjitime dhe as zgjedhje te tjera të mirëfillta.
“I bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të fillojë me hetimin e rasteve të keqpërdorimeve të cilat kanë ndodhur, qoftë në Skenderaj, Drenas apo kudo në Kosovë”.
Sipas Kusari-Lila, Kosova mund të ballafaqohet me një krizë institucionale shumë shpejt, por, sipas saj, nuk mund të ndodhë përmirësimi i gjendjes nëse këta persona nuk sanksionohen.
Nënkryetarja e AKR-së e kritikoi KQZ-në ne vonesën për publikimin e rezultateve, duke pohuar se ka të dhëna se ka keqpërdorime edhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›