E Martë, 3 Nëntor 2026

Aeroporti i Vlorës, deri tani janë realizuar më shumë se 40% e punimeve fizike

Aeroporti i Vlorës do të zhvillohet në tre sektorë, aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë, e cila deri më tani i mungon Shqipërisë. Kjo u bë me dije Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë inspektimit të këtij aeroporti.

Deri tani janë realizuar më shumë se 40% e punimeve fizike. Aeroporti në vetvete është planizuar që të zhvillohet në tre faza. Punimet fizike parashikohet që të përfundojnë në fund të këtij viti për ti lënë më pas kohë proceseve të certifikimit dhe kolaudimit të këtij aeroporti, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë e rajonit.

Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të jetë i kategorisë 4E, me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike.

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›