Afatet për transferimin e studimeve
24/07/2009 Universiteti i Tiranës/ Faza e pranimit të dosjeve konkurruese fillon nga 17 gushti deri më 11 shtator 2009
Përzgjedhja e fituesve në bazë të kritereve dhe krediteve të përcaktuara në rregullore
Përcaktohen afatet e konkurrimit për aplikantët që duan të transferojnë programet e studimit nga universitetet e huaja, ose ato private në vend drejt fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Bazuar në ligjin e arsimit të lartë, lejohet transferimi i studimeve jo vetëm për studentët që ndjekin vitin akademik jashtë vendit, por dhe për sektorin privat në vend. Gjatë ditës së djeshme strukturat drejtuese të UT-së kanë publikuar afatet e paraqitjes së të interesuarve pranë zyrës përkatëse për të dorëzuar dosjen e konkurrimit për njohjen dhe vijimin e mëtejshëm të studimeve të larta pranë strukturave publike. Pjesëmarrja në konkurrim do të quhet e vlefshme vetëm në rast se do të respektohet afati i dorëzimit të dokumenteve, konkretisht duke filluar nga data 17 gusht deri më 11 shtator 2009. Njëkohësisht është zyrtarizuar edhe lista e dokumenteve që kërkohen për kalimin e studimeve në Universitetin e Tiranës për sistemin me kohë të plotë. Pas mbylljes së fatit zyrtar të depozitimit të kërkesave pranë njësive kryesore të institucioneve publike të arsimit të lartë ngrihen komisionet ad-hoc të transferimeve me anëtarë të personelit akademik në fillim të çdo viti akademik, të cilat bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve në përputhje me kriteret e vendosura, si dhe njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të fituara prej tyre në programet apo vitet e mëparshme të studimit. Transferimi duhet të bazohet në transferimin e vitit akademik dhe jo semestral. Institucionet dërguese të studimeve duhet të certifikojnë kundrejt institucioneve pritëse, çdo dokumentacion që ka të bëjë me nivelin e studimeve të kryera nga studenti dhe rezultatet e arritura prej tij.
Aplikimi
Në datat e përcaktuara më lart të interesuarit duhet të dorëzojnë detyrimisht listën e dokumenteve të kërkuara. Njësitë kryesore të institucioneve publike të arsimit të lartë mund të vendosin në rregulloren e tyre mësimore kritere specifike, në varësi të formës së studimit dhe të programit të studimit, që i bëjnë publike para përzgjedhjes së fituesve. Studentët që transferojnë studimet midis programeve të ciklit të parë, kërkohet të kenë marrë të paktën 30 kredite në disiplina që përfshihen në disiplina të formimit të përgjithshëm dhe në disiplina të formimit karakterizues në programet që ata kanë studiuar. Ndërsa studentet që transferohen nga programet e mëparshme të studimit në një program studimi të ciklit të parë, duhet t’i vlerësohen programet e bëra dhe rezultatet e marra të jenë të barasvlershme me jo më pak se 30 kredite në programin ekzistues të institucionit publik të arsimit të lartë pritës. Tarifat e studimit do të jenë të ndryshme, sipas llojit të programit, por këto të fundit do të publikohen në javët e ardhshme të detajuara për secilin program studimi.
Dokumentet
Procedura e aplikimit fillon me bërjen e kërkesës, në të cilën kërkohet transferimi i studimeve. Gjithashtu dosja e konkurrimit përmban edhe “përmbajtjen e planit dhe e programit të studimit, listën e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë institucionit të arsimit të lartë përkatës, kopje e noterizuar e indeksit të notave (për IAL-të që kanë indeks), kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme, për strukturat jashtë vendit dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar (të gjitha dokumentet duhet të jenë të certifikuara nga institucioni që ka lëshuar), certifikatë e gjendjes civile me fotografi”.
Procedura e transferimit të studimeve në Universitetin e Tiranës
1. Kërkesa për transferim
2. Përmbajtja e planit dhe e programit të studimit
3. Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë IAL-të përkatës
4. Kopje e noterizuar e indeksit të notave (për IAL-të që kanë indeks)
5. Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
6. Për IAL-të jashtë vendit dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar.
7. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të certifikuara nga institucioni që ka lëshuar.
8. Certifikatë e gjendjes civile me fotografi.
9. Mandat arkëtimi 1000 lekë, banka “Kredins” nr. 589007.
Këto dokumente pranohen në zyrën e protokollit, në Rektoratin e UT-së nga data 17.08.2009 deri më 11.09.2009.