E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afati, "digjen" dosjet e pronave

Mbyllet procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit te prones ne Shqiperi, te pakten ligjerisht. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prej nje viti ka nderprere dhenien e vendimeve me qellim njohjen, kthimin dhe kompensimin e prones. Ky proces rezulton te jete mbyllur prej nje viti, me sakte prej dates 30 qershor 2008, sipas nenit 24 te ligjit 92 35, Per njohjen, kthimin e kompensimin e Pronave. Kjo date eshte afati i fundit qe ligji ka percaktuar per dhenien e vendimeve nga ana e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Prones per kete proces.

Procesi i dhenies se vendimeve

Me konkretisht behet fjale per ligjin per kthimin dhe kompensimin e prones, i ndryshuar me ligjin nr. 9388, date 4.05.2005 dhe ligjin nr. 9583, date 17.07.2006. Neni 24 i ketij ligji percakton se "procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit te pronave te paluajtshme perfundon deri me daten 30.06.2008, me perjashtim te kryerjes se pageses se kompensimit, e cila duhet te perfundoje ne afatin e parashikuar ne nenin 23 te ketij ligji". Mbi kete baze Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nuk mund te kryeje asnje veprim per njohjen dhe kthimin e prones ne asnje prej zonave te Shqiperise. Ashtu sic thekson edhe neni 24, i vetmi proces pune qe po kryen tani me personeli i agjencive qendrore ne rrethet kryesore, sipas shperndarjes se struktures, eshte ai i kryerjes se pageses se kompensimit te ish-pronareve, qe perfitojne nga fondi qe shteti ka caktuar prej vitit 2005 per kete proces. Sipas ligjit, ky proces eshte me i gjate ne kohe dhe parashikohet te perfundoje me 2015-en. Nderkohe Shoqata e ish-Pronareve ka theksuar dhe ka kerkuar mese njehere qe ketij procesi si per njohjen e pronave dhe per kompensim te mos i vendoset afat.

Kompensimi financiar

Pikerisht per kete afat ben fjale neni 23 i te njejtit ligj. Me konkretisht ai thekson se "duke filluar nga viti 2005 dhe per nje periudhe 10-vjecare resht Kuvendi me propozimin e Keshillit te Ministrave cakton fondin e kompensimit, i cili administrohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per kompensimin ne te holla te subjekteve te shpronesuara". Ne kete nen behet e ditur se per periudhen nga njohja e se drejtes se pronesise deri ne marrjen e shperblimit subjekti i shpronesuar perfiton edhe interesin bankar sipas mesatares vjetore te nxjerre nga Banka e Shqiperise. Ky ligj ka caktuar nje afat edhe per shperndarjen e ketij fondi parash qe ka vendosur qeveria nga Buxheti i Shtetit. "Ekzekutimi i vendimit per kompensim financiar kryhet brenda 6-mujorit te pare te cdo viti financiar. Keshilli i Ministrave percakton rregullat dhe kriteret per trajtimin e vendimeve te kompensimit financiar", - theksohet ne nenin 17 te ligjit per kthimin dhe kompensimin e prones.

Parlamenti i ri

Afati i perfunduar me ligj qe prej nje viti mund te shtyhet. Por per kete duhet te vendose Parlamenti i ri, pasi eshte nje vendim po aq sa praktik, burokratik dhe politik. Burime nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave bejne te ditur se ky ligj do te rishikohet me nje projektligj qe do te ndryshoje vetem pjesen e afatit te perfundimit te procesit te njohjes, kthimit dhe kompensimit te pronave, me qellim dhenien e vendimeve qe nuk jane perfunduar deri me tani. Kjo per shkak edhe te kerkesave qe vijne nga grupet e interesit, nje prej te cilave eshte shoqata e ish-pronareve. Parlamenti i ri pritet te filloje punen ne muajin shtator te ketij viti. Kjo eshte nje prej ceshtjeve qe do te trajtohet, fillimisht me propozim te Keshillit te ri te Ministrave, diskutimi dhe shqyrtimi ne komisionet parlamentare dhe me pas miratimi nga parlamentaret e rinj. Duke bere nje llogari te thjeshte, i gjithe ky proces nga propozimi i ndryshimit ligjor deri te miratimi nga parlamenti mund te perfundoje rreth fundit te vitit 2009 ose ne fillim te 2010, gjithnje nese te gjitha palet bien dakord per te rishikuar kete afat. Nderkohe mbyllja e procesit te njohjes se pronave zgjat edhe me teper, sikunder eshte zgjatur deri tani nga vendosja e afateve dhe pritja per shtyrjen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›