Afër 4 mijë qytetarë lëshojnë çdo vit Kosovën

Migrimi i të rinjve nga Kosova çdo vit arrin shifrën afër 4 mijë.
Publikimi i Agjencisë së Entit të Statistikave për periudhën 1 janar deri 31 dhjetor 2012, tregon se ikja nga Kosova ende është në trend.
“Saldoja e migrimit bazuar në të dhënat e disponueshme te ASK për vitin 2012 ishte 3 mijë 402 banorë”, thuhet në raport.
Ndërsa shtimi i popullësisë për vitin 2012, bazuar në të dhënat vitale (lindjet dhe vdekjet) për periudhën në fjalë, kishte shtimin natyror prej 20 mijë e 363 banorëve./Indeksonline/