Limaj mbetet në shtëpi

Gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit në rastin “Kleçka” për paraburgosjen e deputetit Fatmir Limaj.
Avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi ka deklaruar për Indeksonline se, nuk është caktuar paraburgim për deputetin Limaj, masa ka mbetur arrest shtëpiak.
Limaj do të mbetet në arrest shtepiak deri në përfundim të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij dhe nëntë bashkëlufetarëve.
Seanca e radhës për rastin “Kleçka” do të mbahet më 23 prill duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të dëshmojë dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë me shifrën ‘A’./Indeksonline/