Afër sensacionit

Albert Bunjkau po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit gjerman. Para një viti, 25 vjeçari ka luajtur në ligën e tretë të Gjermanisë për skuadrën Rot-Weiss Erfurt.
Tani sulmuesi i Nurnbergut po bën rrëmujë në Bundesligë. Dhe ngritja e tij nuk është e thënë të marrë fund me kaq, pasi duket e mundshme edhe ftesa për të luajtur për Kombëtaren e Zvicrës. Por, Bunjaku dëshmohet i përmbajtur.
Nuk llogaris në këtë ftesë. Prandaj nuk kam nevojë që të dëshpërohem nëse ajo nuk vjen. Por, megjithatë, do të ishte një gjë sensacionale nëse ajo vjen, ka thënë kosovari për të përditshëm gjermane Bild.
Sipas Bild, mund të ndodhë që kjo ëndërr të realizohet brenda kësaj jave. Ngase selektori i përfaqësuese së Zvicrës, Otmar Hitzfeld, do të kumtojë listën e lojtarëve, të cilët do ti ftojë për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që zhvillohet më 14 nëntor në Gjenevë.
Deri më tani Bunjaku ka luajtur vetëm për përfaqësuesen U21 të Zvicrës. Por, Hitzfeld ka paralajmëruar: Kundër Norvegjisë do të nominohen lojtarë, të cilët ende nuk kanë lozur për përfaqësuesen.
Zvicra tashmë është kualifikuar për Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut dhe Hitzfeld e ka filluar menjëherë fazën testuese.
Sipas Bildit, Bunjaku e ka merituar ftesën. Në shtatë ndeshje për Nurnbergun në Bundesligë, Bunjaku ka shënuar katër gola. Dhe po mos tia kishin anuluar dy gola referat në ndeshjet kundër Frankfurtit dhe Bremenit, Bunjaku do të ishte në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë, prapa lojtarit të Bayer Leverkusenit, Stefan Kiessling, i cili ka shënuar shtatë gola.