Afera e kamatave

E plotesuar Departamenti per Hetime ne Post-Telekomin e Kosoves i eshte drejtuar EULEXit per te hetuar nje kontrate multimilioneshe te lidhur ndermjet kesaj kompanie dhe njeres prej bankave me te medha komerciale ne Kosove 150 Pro Credit Bank PCB.
Sipas drejtuesve te PTKse marreveshja ka te beje me kontraten e lidhur per depozitimin e nje shume te madhe parash te kesaj kompanie ne Pro Credit Bank dhe me kamatat e vogla te cilat i kane pranuar drejtuesit e PTKse te asaj kohe.
Shefi i Departamentit per Hetime ne PTK Richard Quick nepermjet nje letre te siguruar nga Express kerkon qe kjo kontrate te hetohet pike me pike. Ai habitet se si eshte e mundur qe PTK te lidhe kontrate me nje banke me kaq kamata te vogla kur te gjitha bankat e tjera kane ofruar kamata shume te larta.
Ne nje leter konfidenciale drejtuar kryeprokurorit te EULEXit Johannes Van Vreeswijk thuhet se me kete kontrate PTK146ja ka humbur jashtezakonisht shume para ne nje depozite te kesaj kompanie ne vlere prej mbi 360 milione euro. PTK i ben thirrje EULEXit qe ta hetoje kete afere manipulimi deri ne fund.
147Konstatoj ne nje CD me nje fajll per rastin Pro Credit Bank qe daton nga viti 2005 ku departamenti im i ka terhequr te gjitha depozitat nga xhirollogarite bankare per ate vit dhe duket se Pro Credit Bank eshte shfrytezuar per depozita afatshkurtra te riperterira apo te ridepozituara ne intervale te mevonshme. Se pari te gjitha bankat e tjera ne Kosove atebote ofronin norma me te larta te interesit dhe se dyti periudhat me te gjata te depozitimit kane mundur te shfrytezohen per te kerkuar norma me te larta148 thuhet ne letren e Quickut drejtuar EULEXit.
Problemi kryesor sipas Quickut eshte se pjesa me e madhe e te punesuarve te perfshire atebote ne kete kontrate jane larguar nga PTKja.
147Nje pike interesante per te nenvizuar eshte se njeri nga njerezit tane ne Departamentin e Thesarit ne vitin 2005 ka punuar me heret ne Pro Credit dhe me pas i eshte ribashkuar Pro Creditit pas largimit nga PTKja148.
Quick po ashtu i ka treguar kryeprokurorit te EULEXit edhe rreth detajeve per poziten e punetorit gjate asaj periudhe.
147Duket se PTK146ja gjate kesaj periudhe kohore ka pasur nje humbje te jashtezakonshme me normat e interesit. Nje shume prej gjithsej 366.000.000.00 euro ka qene e depozituar ne Pro Credit Bank dhe nuk e kuptoj se pse eshte bere kjo pasi qe bankat e tjera po ofronin norma me te mira te interesit148 perfundon letra e Quickut.
Drejtuesit aktuale te PTKse pranojne se kjo leter eshte derguar nga Departamenti per Hetime ne PTK.
147Departamenti per Hetime ne kompanine tone ka dyshuar se ne kete kontrate ka manipulime me kamata dhe i eshte drejtuar EULEXit148 tha zyrtari i PTKse per informim Arsim Bilalli. Sipas tij kjo leter ka shkuar ne adrese te kryeprokurorit Johannes Van Vreeswijk. EULEX ka vizituar edhe me heret PTKne per ceshtjen e disa kontratave te ketij menaxhmenti dhe menaxhmenteve te kaluara.
Menaxhmenti i PTKse
Drejtor ne Post-Telekomin e Kosoves ne kohen kur eshte lidhur kontrata me Pro Credit Banken ka qene Gavin Jeffrey kurse menaxher financiar Cyril Rumble. Afera e kamatave te parave te kesaj kompanie eshte percjelle edhe me vone me shkrime te medieve.