Te drejtat e njeriut ende pune per arritjen e standardeve

Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut KMDLNJ me rastin e 10 dhjetorit Dites Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut vlereson se Kosova ende ka shume pune ne arritjen e standardeve te pranueshme te te drejtave te njeriut.
147Ne pergjithesi jane nje varg faktoresh qe KMDLNj i ka identifikuar e qe jane ndikues te drejtperdrejt te nivelit aktual te respektimit te te drejtave te njeriut. Gjendja sociale dhe ekonomike e shoqerise Kosovare. Institucione te reja dhe te pakonsoliduara pozita e Kosoves karshi zhvillimeve integruese regjionale dhe Evropiane etj148 thekson KMDLNJ e cila gjate vitit 2010 ka vazhduar te monitoroje gjendjen e te drejtave te njeriut ne Kosove.
Ne nje raport te shperndare medieve KMDLNJ jep vleresimet per fushat kryesore te te drejtave te njeriut.
SUNDIMI I LIGJIT
Sundimi i ligjit ende mbetet sfide e madhe per institucionet e Kosoves. Edhe pse Kosova konsiderohet se ka nje legjislacion te avancuar dhe mjaft permbajtesor sfide e madhe mbetet zbatueshmeria e ligjeve. Institucioneve te Kosoves u mungon mekanizmi i monitorimit te zbatimit te ligjeve dhe ne shumicen e rasteve nuk ka analize te arsyeve per moszbatim ligjesh. Sidomos mekanizmat e Kuvendit te Kosoves jane shume pasive ne monitorimin e zbatimit te ligjeve. Per kete pergjegjesia adresohet te Qeveria Ministrite dhe me pak te komunat. Gjithashtu edhe shoqeria civile nuk ka angazhimin e duhur ne kete aspekt.
Sundimi i ligjit ne tere Kosoves gjithashtu mbetet sfide. Veriu i Kosoves kontrolli i kufijve dhe i vijes kufitare eshte jashte standardeve te deshiruara.
Sistemi i drejtesise ende mbetet i dobet. Gjykatat vazhdojne te jene te mbingarkuara dhe ne mungese te gjykatesve dhe prokuroreve shume lende trajtohen me vonese. Gjithashtu gjykatesit dhe prokuroret u nenshtrohen shantazheve dhe kercenimeve. Korrupsioni ne institucionet e drejtesise eshte i pranishem dhe brengoses
Zbatimi joperkates i se drejtes penale ne Kosove ka shume shkaqe. Bashkepunimi i dobet ndermjet njesive te ndryshme te sistemit policise prokuroreve dhe gjykatesve dhe mungesa e integrimit ndermjet elementeve te tyre kombetare dhe nderkombetare jane vetem nje pjese e pasqyres.
Kosoves akoma i mungon nje sistem funksional per administrimin e rasteve ne forme elektronike duke bere keshtu thuajse te pamundur shperndarjen e informacioneve dhe monitorimin e sakte te rasteve. Gjykatesit dhe prokuroret vendas nuk jane gjithmone te trajnuar mire dhe mbikeqyrja nga autoritetet e pavarura eshte e papershtatshme.
Edhe misioni i BE ende nuk ka arritur te arsyetoje premtimet e bera. Edhe pse zyrtarisht thuhet misioni eshte operativ ai ende nuk ka ndonje rezultat konkret ne punen e saj mandatore.
Ndikimi i politikes ne drejtesi eshte ende i larte. Ky ndikim nuk eshte vetem per faj te struktures politike ne Kosoves por edhe per faktin qe gjyqtaret dhje prokuroret jane jorezistues ndaj ketij ndikimi. Si shembull me i mire eshte rasti i ndryshimit te
akvendimit te gjykates ne rastin e deputetes nga Shqiperia Albana Vokshi. Kjo deshmon se edhe prokuroret dhe gjykatesit nuk jane duke e respektuar etiken e tyre profesionale dhe lehte bien pre e presionit politik.
Problem ne vete eshte sistemi paralel i Serbise ne Kosove. Kjo per faktin qe ky sistem eshte ilegal dhe i ve ne lajthitje qytetaret ne realizmin e te drejtave te tyre ne drejtesi. Ne fakt strukturat paralele konsiderohen struktura ilegale te legalizuara nga nderkombetaret. Institucionet e Kosoves injorohen nga keto struktura. Institucionet e Kosoves dhe EULEX nuk jane duke bere asgje ne eliminimin e ketij sistemi paralel qe ndikon ne menyre rrenuese ne funksionalitetin unik te drejtesise ne Kosove.
MEDIAT DHE LIRIA E INFORMIMIT
Ne pergjithesi KMDLNJ ka verejtur se Liria e Mediave eshte ne ulje e siper. Jane identifikuar disa faktore. Shumica e mediave ne Kosoves kane veshtiresi ekonomike dhe per kete arsye ato jane nen ndikimin e reklamave dhe shpalljeve nga Institucionet qeveritare. Me kete ato lehte behen pre e presionit dhe nuk kane mundur te rezistojne duke e vene ne dyshim objektivitetin dhe qendrueshmerine e tyre. Nje numer i tyre edhe bashkejetojne me institucionet e Kosoves duke e zbatuar ne praktike vetecensuren si model te keqinformimit apo dezinformimit. KMDLNj ka regjistruar 7 raste kur gazetaret jane kercenuar apo penguar ne kryerjen e punes se tyre.
RTK si medium publik eshte ende larg gjetjes se modeli te vetefinancimit. Ndarja e mjeteve nga Kuvendi i Kosoves e bene ate te afert me qarqet politike. Gjithashtu Bordi i RTK nuk ka arritur qe te mbaje kete medium larg ndikimeve politike.
Shumica e gazetave ditore nga permbajtja e shkrimeve lehte mund te identifikohen me grupet politike ne vend. Duke qene ne varesi ekonomike te grupeve politike dhe ekonomike ne shumicen e ketyre gazetave ka vetcensure.
Ne pergjithesi mediave ne Kosoves me disa perjashtime te vogla u mungon gazetaria hulumtuese.
Aplikimi i ligjit per qasje ne dokumente zyrtare ende mbetet larg standardit te deshiruar. Kjo sidomos verehet ne rastet kur kemi te bejme me investimet e medha ne infrastrukture dhe ne procesin e privatizimit apo koncesionimit te ndermarrjeve te medha ne Kosove. Ne shumicen e rasteve qasja ne dokumente mungon apo publikimi behet pas te nenshkruhen kontratat. Pra mungon debati publik. Arsyetimi se ne kete menyre ruhet sekreti afarist sherben vetem si pretekst
E DREJTA PER PUNE
KMDLNJ ka konstatuar nje fenomen shume shqetesues ne sferen e te drejtave te njeriut. Ne kete vit kemi marre shume ankesa nga te rinjte te cilet pretendojne se kane qene te diskriminuar gjate aplikimit te tyre per pune. Kjo sidomos ka qene e theksuar ne institucionet publike.
Institucionet perkatese te cilat jane pergjegjese per te zbatuar ligjin kunder diskriminimit duhet trajtuar kete pune si serioze.
Gjate hulumtimit ne kemi verejtur pranin e nepotizmit ndikimit politik dhe pozites ekonomike ne punesim.
KORRUPCIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR
Te gjitha raportet qe nderlidhen me Kosoven kane konstatuar nivelin e larte te Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar. Ne kete kuader Institucionet e Kosoves nuk kane arritur qe te deshmojne te kunderten.
Ne pergjithesi ne shoqerine Kosovare percepcioni per keto fenomene mbetet i larte. Por qe nuk ka ndonje vleresim konkret per rastet e hulumtuara dhe te deshmuara.
KMDLNJ mendon se problemet kryesore qe paraqiten jane ato qe nderlidhen me kontratat ekonomike te institucioneve publike kualiteti i zbatimit te kontratave te marra nga buxheti publik dhe afersia e zyrtareve publike me kompanite qe kane marre kontratat nga Institucionet publike qofte ne nivel qendror qofte ne nivel komunal.
Pasuria e zyrtareve publike mbetet ende e pahetuar. Agjencia Antikorrupsion nuk po arrin te realizoje mandatin e tij duke mos mundur te binde prokurorite per te hetuar rastet e paraqitura nga qytetaret per pasurite e deklaruara dhe te padeklaruara. Kjo mund te ndikoje direkt ne uljen e besueshmerise ne kete institucion.
Shume nga zyrtaret publike si ne nivel politik si ne ate civil ne kundershtim me ligjin per konfliktin e interesave vazhdojne te kene aksione dhe te mbajne aksione ne kompani te ndryshme. Mbetet e paqarte raporti diferencuar ne mes te te hyrave te zyrtareve dhe pasurise se deklaruar.
Per KMDLNJ-ne eshte shume e paqarte se si zyrtaret publike mbajne ne te njeten kohe disa vende te punes. Ne shumicen e ketyre rasteve nese lexohen mandatet eshte e pamundur qe fizikisht te realizohen obligimet qe kane keta zyrtare karshi qytetarit. Kjo sidomos vlen per te zyrtaret politike.
KMDLNJ konstaton se krimi i organizuar eshte ne ngritje e siper. Mungesa e ligjshmerise ne Veri te Kosoves ka krijuar nje Oaze per krimin e organizuar. Ne kete pjese eshte krijuar nje zone ku lulezon 147bashkepunimi kriminal148 ne mes te grupeve te ndryshme kriminale te te gjithave perkatesive etnike dhe politike.
PAKICAT
KMDLNJ gjithashtu ka monitoruar edhe gjendjen e pakicave ne Kosove. Ne kemi verejtur se edhe me tutje vazhdon nje qasje jo e barabarte karshi komuniteteve pakice. Edhe me tutje kur flitet per te drejtat e pakicave me shume aludohet ne te drejtat e pakices serbe ne Kosove. Ne kete menyre pakicat e tjera i nenshtrohen nje diskriminimi te dyfishte. I pari ne relacion Institucione Kosovare - pakica dhe i dyti ne relacionin pakica serbe - pakicat e tjera.
Ne kemi pare nje angazhim konkret te institucioneve te Kosoves sidomos ne mbylljen e kampeve te romeve ne veri te Kosoves te cilet jetonin ne kushte fyese. Ketu duhet po ashtu pershendetur edhe angazhimin e donatoreve te huaj dhe lobimit te suksesshem te shoqerise civile per mbylljen e ketyre kampeve.
KMDLNJ me shqetesim eshte duke percjell debimin e pjesetareve te pakicave nga vendet perendimore e qe u eshte refuzuar lejeqendrimi. Sidomos te pakicave RAE. Kusht I riintegrimit qe ka shtuar BE per ne kuader te kritereve per procesin e liberalizimit te vizave do te ndikoje edhe ne aspektin e te drejtave te njeriut perkatesisht ne shkeljen e ketyre te drejtave.
KMDLNj konstaton se situata e sigurise nuk eshte pengese per kthimin e tyre mirepo gjendja e rende ekonomike- sociale do te duhet te sherbeje si shkas qe ky kthim te prolongohet. Shtetet qe i kthejne pjesetaret RAE duhet te investojne ne hapjen e vendeve te punes per te kthyerit ne menyre qe ta forcojne ndjenjen e te pasurit nje perspektive Ne konsiderojme se riintegrimi duhet te jete i qendrueshem dhe ne kuader te standardeve te drejtave te njeriut.
PERDORIMI I GJUHEVE
Ligji per perdorimin e gjuheve zyrtare ne Kosove kryesisht eshte duke u zbatuar. Problem paraqitet perdorimi i gjuheve te pakicave joserbe. Ne vazhdimesi ka problem me perdorimin e gjuhes rome turke e boshnjake. Sidomos eshte problem perdorimi i gjuhes boshnjake sepse ne shumicen e rasteve gjuha qe perdore pakica boshnjake konsiderohet e njejte me ate serbe dhe kjo diskriminon kete komunitet. Ka disa probleme qe paraqiten me perdorimin e gjuheve te ketyre komuniteteve si mungesa e fondeve kuadrit zyrave profesionale per perkthime dhe angazhimi i vete perfaqesuesve te ketyre komuniteteve.
Nje problem i vecante eshte perdorimi i gjuhes shqipe ne komunat e reja dhe ne komunat ne veri. Ne kemi percjelle rastin e Gjykates Kushtetuese ne lidhje me emblemen e komunes se Prizrenit e ne te njejten kohe shembuj te tille te shkeljeve kemi ne te gjitha komunat ku serbet jane shumice. Sidomos ne veri te Kosoves nuk ka asnje shenje te perdorimit te barabarte te gjuheve. Edhe administrata e UNMIK qe eshte instaluar ne ate pjese nuk angazhohet ne respektimi e ligjit per perdorimin e gjuheve. Ne perdorimin zyrtare qe administrate e UNMIK ka me qytetaret shqiptare te asaj pjese perdor vetem gjuhen serbe. Kjo eshte verejtur edhe ne dokumentet e leshuara nga kjo administrate ne rastin e lagjeve te veriut te Mitrovices.
KTHIMI I DHE RIINTEGRIMIT
Nga monitorimet e KMDLNJ kemi verejtur se ka progres ne kthimin e refugjateve serbe nga Serbia ne Kosove. Matja e progresit eshte bere duke e analizuar edhe riintegrimin si komponent shume e rendesishme ne procesin e kthimit. Keshtu ne Komunen e Klines kthimi per ne eshte mjafte i qendrueshem per faktin qe te kthyerit jane pranuar mire nga vendasit dhe nga organet komunale. Ne komunen e Istogut serbet e kthyer nuk jane pritu mire dhe ka pasur edhe gjuajtje me gure. Ne te njejten kohe serbet e kthyer ne fshatin Zallq nuk kane pranuar te vendosen ne shtepite e rindertuara me arsyetimin e kualitetit te dobete te ndertimit. KMDLNj konstaton se qeveria e Republikes se Kosoves ka ndare afersisht 20 milione euro per kthimin dhe riintegrimin e serbeve ne Veri Gjithashtu ka investuar edhe ne kthimin e shqiptareve ne kete pjese te Kosoves.
Probleme kete vit jane paraqitur ne kthimin e shqiptareve ne Veri te Kosoves. Eshte per t146u theksuar se pengese per kthimin e shqiptareve ne kete pjese eshte bere edhe UNMIK. Kjo administrate ne vend qe ta ndihmoje dhe ta promovoje kthimin ka shkaktuar shume pengesa.
Shqetesuese per KMDLNJ eshte kthimi apo debimi i qytetareve te Kosoves nga vendet e perendimit. Sidomos kjo eshte intensifikuar pas nenshkrimit te marreveshjeve per riatdhesim te Qeverise me vendet e BE Zvicren dhe Norvegjine. Sipas te drejtes nderkombetare kthimi i detyrueshem eshte shkelje e te drejtave te njeriut e sidomos kthimi detyrueshem kolektiv. Ne konsiderojme se ne kete rast eshte bere shkelje e konventave nderkombetare te te drejtave te njeriut. Po ashtu institucionet e Kosoves do te perballen me nje problem tjeter e qe eshte riintegrimi i te kthyerve. Per faktin se riintegrimi eshte shtuar si kusht per procesin e liberalizimit te vizave. Ky debim i qytetareve te Kosoves mund te shnderrohet ne problem humanitar ne fazat e mevonshme.
Kjo per faktin qe nje pjese e madhe e komunitetit RAE qe eshte ne vendet e permendura nuk pranon te kthehet ne Kosove por kerkon kthim ne Serbi. Kjo gje do te ndikoje ne refuzimin e tyre per riintegrim keshtu qe mund te shnderrohet ne problem humanitar.
EDUKIMI
Edukimi dhe shkollimi eshte e drejt themelore ne kuadrin e spektrit te te drejtave te njeriut. Ne Kosove ka problem te shumta ne edukim. Problemet paraqiten ne perfshirjen e femijeve ne edukimin parashkollor. Sipas informative tona vetem 40 e femijeve te Kosoves perfshihen ne klasat parashkollore kurse vetem 10 perfshihen ne kopshte.
Kjo krijon nje pabarazi ne mundesite per edukim qysh ne vitet e para te jetes. Shumica e kopshteve per femije jane ne zonat urbane dhe ate ne pjeset qendrore te qyteteve. Keshtu zonat rurale dhe paralagjet e qyteteve nuk kane asnje mundesi per dergimin e femijeve ne kopshte apo institucione parashkollore.
Kjo ndikon qe te kemi edhe dukuri korruptive ne regjistrimin e femijeve ne kopshte dhe institucione parashkollore. Shkaqet jane te shumta. Mungesa e investimeve ne kete sistem edukimi angazhimi i pamjaftueshem i institucioneve komunale etj.
Problem paraqet edhe perfshirja e minoriteve ne sistemin e edukimit. Sidomos gjendja e komunitetit RAE nuk eshte e mire me gjithe perpjekjet e institucioneve vendore dhe ndihmes se institucioneve nderkombetare.
Ekzistenca e sistemit paralel te Serbise gjithashtu eshte nje problem me vete. Ky sistem ndikon negativisht ne integrimin e minoritetit serb ne Kosove. Ky problem paraqitet edhe ne disa rajone te komunes se Sharrit.
TRAFIKIMI ME QENIE NJEREZORE
Trafikimi me qenie njerezore ende mbetet shqetesues per shoqerine kosovare. Perkunder masave ligjore dhe institucionale mbetet ende pune per t146u bere. Zbatimi i Strategjise kombetare dhe planit per veprim kunder trafikimit te qenieve njerezore te Qeverise se Kosoves eshte i domosdoshem dhe kerkon resurse me te medha se ato ekzistuese.
KMDLNJ terheq verejtjen ne luftimin e shkaqeve qe ndikojne ne trafikimin e qenieve njerezore dhe jo vetem marrjen me pasojat. Duhet investim me i madh ne resurse qe i adresojne shkaktaret qe mund te jene barazia gjinore dhunen ndaj grave ne familje pastaj varferiadhe perjashtimi ekonomik i femres nga tregu i punes. Per KMDLNJ eshte shqetesues fakti qe perqindja e femrave te trafikuara ne moshe te re eshte ne rritje si dhe se Kosova nga vendi i destinimit per trafikim eshte shnderruar ne vend qe sherben si pikenisje per trafikim. Shqetesues eshte fakti se shumica e femrave te trafikuara jane qytetare te Kosoves.
Gjithashtu ne vleresojme se duhet angazhim me i madh ne mbrojtjen e femrave te trafikuara rehabilitimin e tyre si dhe riintegrimin ne shoqeri.
Nje aspekt tjeter shqetesues eshte rritja e numrit te femijeve te trafikuar. Kryesisht trafikimi i femijeve ka per qellim shfrytezimin seksual dhe ekonomik - LYPESI.
Institucionet e Kosoves duhet kushtuar vemendje te posacme ketij fenomeni qe sipas KMDLNJ-se shpie ne kriminalizimin e femijeve.
PERSONAT E PAGJETUR
Eshte shume shqetesuese qe edhe kete vite familjet e personave te pagjetur vazhdojne te jetojne me ankthin e ndonje lajmi per familjaret e tyre te pagjetur. E drejta e tyre per marre nje informate per familjaret e tyre 1823 eshte ende e parealizuar. Institucionet vendore dhe ato nderkombetare ende nuk jane duke kryer punen e tyre ne gjetjen edhe identifikimin e vendodhjes se tyre.
Eshte kunder cdo morali dhe paraqet shkelje te te gjitha normave nderkombetare qe Serbia eshte duke e politizuar kete ceshtje. KMDLNJ mendon se edhe bashkesia nderkombetare dhe institucionet vendore jane bashkepergjegjes qe po lejojne qe kjo ceshtje te politizohet. KMDLNj mendon se kembimi i informatave dhe bashkepunimi duhet te jete i dyanshem dhe se nuk duhet lejuar qe kjo ceshtje te trajtohet sipas parimit te ekskluzivitetit etnik Kjo ceshtje duhet te trajtohet ekskluzivisht si ceshtje e te drejtave te njeriut.
BARAZIA GJINORE
Barazia gjinore ende mbetet sfide ne Kosove. Legjislacioni eshte i perparuar po qe zbatimi eshte nje problematike edhe ne kete fushe. Ne kemi identifikuar problem ne disa drejtime sociale.
Sipas KMDLNJ ende mbetet problem ceshtja e pushimit te lehonise. Po ashtu nje nder problemet qe kuader te barazise gjinore ka te beje me numrin jo proporcional te femres ne pozitat menaxheriale ne institucionet e shtetit dhe ne komuna. Gjithashtu ende ka hezitime ne raportimin e diskriminimit gjinore. Me kete pamundesohet zbatimi i nje pjese te ligjit per barazi gjinore. KMDLNj e kundershton pragun prej 30 per perfshirjen e femrave ne institucione dhe konsideron se ky prag paraqet diskriminim dhe si i tille duhet te hiqet. KMDLNj eshte i brengosur se numri i femrave ne vendimmarrje eshte i vogel dhe ne shperputhje te madhe me mundesite e tyre.
Problemi me i theksuar ne Kosove eshte dhuna ne familje ku sidomos kesaj dhune i jane ekspozuar femrat. Jane ne ngritje rastet e dhunes ndaj femrave si ne familje por edhe jashte saje. Qendrat qe merren me strehimin e grave te keqtrajtuar jane te mbingarkuara dhe keshtu koha per strehimin dhe rehabilimitin e tyre eshte e shkurter.
Problemi me i theksuar eshte qasje ne trashegimi familjare e femres dhe ndikimi qe ka ajo ne trashegimi. Ne kete aspekt femrat jane shume te diskriminuara.
Mosperfshirja e mjaftueshme e femres ne edukim eshte nje problem mjaft i theksuar . Megjithese me permasa me te vogla prape se pra ky problem vazhdon te jete i theksuar.
TE DREJTAT E FEMIJEVE
Gjate viti 2010 KMDLNJ ka monitoruar edhe gjendjen e te drejtave te femijeve. Kjo fushe e te drejtave te njeriut ku ndikimi i shoqerise institucioneve dhe familjes eshte i barabarte ka shume probleme.
Problem themelore eshte mosperfshirja e te gjitha femijeve ne Kosove ne institucionet parashkollore dhe shkollore qe ne mase te madhe e ka rritur shkallen e analfabetizmit. Po ashtu dhuna ne shkolla eshte ende e pranishme. Jo vetem ne relacion mesues 150femije por edhe ne mes vete femijeve dhe te rinjve.
Te drejtat e femijeve jane ne rrezik nga rritja e huliganizmit ne shkolla perdorimit te duhanit drogave dhe nga mundesia e trafikimit.
Ne Kosove nuk respektohet ligji per perdorimin e duhanit dhe ketu direkt atakohen femijet. Po ashtu femijet kane qasje te papenguar ne blerje te duhanit alkoolit dhe mjeteve shperthyese piroteknike.
Per KMDLNJ eshte shume shqetesuese eshte puna e detyruar e femijeve dhe lypesia. Keto dy fenomene jane shume te perhapura dhe me tendenca te rritjes se tyre.
Eshte shqetesuese fakti qe femijet detyrohen te punojne ne pune te rrezikshme per shendetin e tyre edhe nga familja e ne disa raste edhe nga komuniteti.
VETEVRASJET
KMDLNJ konstaton qe gjate viti 2010 eshte rritur dukuria e vetevrasjeve. Kjo dukuri eshte bere shqetesuese. Pasojat e vetevrasjeve jane afatgjate si per familjet ashtu dhe per komunitetin.
Per ne ka disa faktore qe ndikojne qe ky fenomen te marre permasa shqetesuese . Ata jane kriza ekonomike dhe joperspektiva pasojat apo sindromi i luftes mosperfshirja ne procesin e lirimit nga stresi kriza emocionale raportet sociale dhe problemet ne komunitetin perkates.
NDOTJA E AMBENTIT
Ndotja e ambientit eshte bere nje brenge e pergjithshme e shoqerise njerezore. Per kete arsye sot kemi nje seri dokumentesh dhe kriteresh per mbrojtjen e ambienti.
Ndotja e ambienti ne Kosove tejkalon normat e lejuara sipas standardeve evropiane.
Mitrovica zona e Stan-Tergut ku perfshihet edhe kombinati Trepca Obiliqi me aktivitetet e Korporates Energjetike te Kosoves Ferronikeli Kishnica Artana e Hani i Elezit jane zonat me ambientin me te ndotur ne Kosove.
Ne disa pjese te Kosoves lagje te tera dhe vendbanime jetojne ne mjedise ku ndotja e ambientit eshte aq e madhe sa ketyre njerezve u eshte cenuar e drejtave themelore per jete. Ajo qe eshte shqetesuese eshte fakti qe as institucionet e Kosoves nuk jane duke u angazhuar qe ketyre njerezve t146u sigurohen disa sherbime shtese si kompensim per te demet qe ju shkaktohen nga ndotja e ambientit. Gjithashtu edhe banoret qe jetojne ne keto zona apo vendbanime nuk kane njohuri te mjaftueshme per te drejtat e tyre qe rrjedhin nga legjislacioni vendor dhe nderkombetar.