E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita rrëfen se si ishte bllokuar me Snoop Lion

Muajin e kaluar, Rita kishte qenë në Tajlandë së bashku me reperin Snoop Lion për të xhiruar klipin e ‘Torn Apart’.

Por, gjatë qëndrimit të saj atje, Rita nuk kishte kaluar vetëm momente të mira. Ajo është përballur edhe me një situatë paksa të sikletshme.

Teksa po xhironin së bashku me Snoop në një plazh të largët në Tajlandë ajo dhe reperi kishim mbetur të bllokuar me orë të tëra atje për shkak që anija nuk kishte pasur mundësi të vinte e ti merrte.

“Anija nuk po mund të vinte dhe ne u bllokuam në ishull. Neve na u desh që të ecnin deri tek anija dhe teksa po ecnim, gurë e gjëra të tjera të vrazhda po mi preknin këmbët. Unë po ja mbaja dorën Snoop dhe ai e shtrëngonte aq fortë saqë mu duk se nuk po më qarkullonte gjaku”, ka thënë Rita gjatë një interviste./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›