Afërdita, fustane për vogëlushe

Missi i parë i Kosovës, Afërdita Paqarada, në fund të vitit të kaluar parë bëri prezantimin e linjës së saj të rrobeve, “Aphrodite Couture”.
Me moton, “Jeta nuk është e mëndafshtë. Fustanet tona po!” si dhe “Mbijeto. Hijshëm!” Afërdita përveç që plasoi linjën e saj, ajo ka pasur qëllim edhe sensibilizimin për diagnostikimin dhe mjekimin në kohë të kancerit tek femrat,sëmundje me të cilën u ballafaqua edhe ajo kohë më parë.
Pas linjës së pare të fustanave, Afërdita ka prezantuar linjën e re të fustaneve për vajza të vogla.
Ajo ka publikuar disa nga fustanet, nëpërmjet fotografive të realizuara nga Veton Osmani. /Indeksonline/