E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e Miachel Jackson, majmunë performues

Nuni britanik i fëmijëve të, Michael Jackson ka paralajmëruar se vëmendja e tepërt mbi fëmijët e yllit të ndjerë mund ti bëjë ata të duken sikur “majmunë performues”.

Mark Lester e tha këtë gjë pasi vajza 14 vjeçare e Micahel, Paris dha intervistën e parë gjatë këtij vikendi.

Ndërkaq, djali i Miachel, Prince, 16, tashmë ka nisur karrierën e tij në televizion përkatësisht në botën e shoubizit. Ai, po ashtu edhe vëllai i tij Blanket, 11 vjeç, janë shumë të interesuar për aktrim.

“Ti shtysh ata për të qenë në qendër të vëmendjes, definitivisht se nuk do ti bëjë të lumtur. Kjo do ti bëjë ata që të matem me të atin e tyre gjë e cila nuk do të ndodhë asnjëherë. Kur fëmijët do të rriten, ata do të jenë në gjendje të vendosin për veten. Por të rrezikosh duke i trajtuar si majmunë performues në këtë moshë aq të re, është gabim”, është shprehur Lester./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›