Rikthehet në ‘Snow White & The Huntsman’

Ndonëse ishte paralajmëruar se nuk do të jetë më pjesë e tij, emri i Krestan Stewart është konfirmuar për vazhdimësinë e filmit ‘Snow White & The Huntsman’.
Pas skandalit të tradhtisë me regjisorin e këtij filmi, Ruperst Sandera, ishte thënë se ajo nuk do të jetë më pjesë e filmit por pasi ujërat u qetësuar, “shefët” vendosën ta kthejnë sërish aktoren.
Nuk është ende e ditur nëse Charlize Theron apo Chris Hemsworth do të rikthehen në pjesën e dytë të këtij filmi. Por, çka dihet sigurt është se në pjesën e dytë të e filmit nuk do të jetë gruaja e regjisorit Sanders, Liberty Ross e cila në këtë film luajti rolin e nënës së Kristen./Indeksonline/