Afërdita, mahnitëse për "Tarik Ediz"

Derisa është afër përfundmit të videoklipit të ri, në bashkëpunim me Lumi B, Afërdita Dreshaj, vazhdon aktivitet e saj nëpër shtete të ndryshme.
Këto ditë ajo është e angazhuar me modelim në Gjermani, gjë që ka pasuar një tjetër angazhim në Francë.
Modelja dhe këngëtarja ka realizuar sesione fotografimi në Paris për koleksionin e ri të fustanave, Vjeshtë / Dimër 2014, për shtëpinë e modes Tarik Ediz, ku shfaqet mahnitëse. /Indeksonline/