E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi për dhunimet në Kosovë, drejt "Berlinale"

Kanë përfunduar xhirimet e filmit “Tri dritare dhe një varje” me regji nga Isa Qosja.
Ky film për temë ka dramën që flet për një fshat në kohën e pasluftës kur përnjëhere hapen plagët e së kaluarës, dhe e vërteta mbi dhunimet gjatë luftës del në shesh, që sipas producentit është shumë emocionale.

“Premierën e filmit besojmë ta plasojmë në fillim të vitit 2014, shpresojmë në Berlinale” ka thënë për “Zëri” producenti Shkumbin Istrefi.

Në këtë film, në rolet kryesore paraqiten Luan Jaha, Irena Aliu, Donat Qosja, Xhevat Qorraj e të tjerë.Gjatë xhirimeve, aktorët dhe pjesa punuese e filmit ka pasur mundësinë të kampojë në fshatrat si Sankoc, Dobroshec, Likoshan, Mrasor, Mirene dhe vende të tjera.

Ky film është prodhim i kompanisë filmike “CMB” dhe i mbështetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila e ka subvencionuar me 250 mijë euro projektin, që ishte shpallur projekti më i mirë në Connecting Cottbus në Gjermani, në vitin 2012. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›