E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërditën e duan në Majami

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, kohën e fundit është shkëputur nga angazhimet e saj në muzikë, për t'iu përkushtuar modelizmit

Ish e fejuara e këngëtarit Shpat Kasapi, që ka prezentuar Kosovën në spektaklin e bukurisë "Miss Universe", ka disa javë që i është rikthyer Amerikës, ku është angazhuar në disa projekte mode.

Ajo po qëndron në Miami, ku është edhe baza e agjensisë së modeleve CGM me të cilën modelja punon.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Dreshaj ka bërë  të ditur se kjo kompani i do modelet shqiptare,e veçanërisht atë dhe Anxhela Martinin. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›